Filipçe për propozimin për shkarkimin e Kocevskit: Ne jemi kundër konceptit të presionit ndaj kujtdo në gjyqësor
- Lideri i LSDM-së Venko Filipçe sot në konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse do ta përkahin propozimin për shkarkimin e prokurorit publik Lupço Kocevski, u përgjigj se LSDM-ja është kundër konceptit të presionit kundër kujtdo në gjyqësor.
Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Lideri i LSDM-së Venko Filipçe sot në konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse do ta përkahin propozimin për shkarkimin e prokurorit publik Lupço Kocevski, u përgjigj se LSDM-ja është kundër konceptit të presionit kundër kujtdo në gjyqësor.
"Ne jemi kundër konceptit të presionit ndaj kujtdo në gjyqësor. Kjo nuk duhet të lejohet. Ne kemi rekomandime nga Misioni vlerësues, që duhet të bëhet në gjyqësor. Por asnjë rekomandim nuk u implementua. Nuk ka ligj të ri për Prokurori publike, duhet të ketë ligj të ri penal, këto janë punët thelbësore që duhet t'i shohim në gjyqësor, e jo kush të jetë në ndonjë pozitë dhe parashtrohet pyetja se cilat janë kriteret. Ejani t'i miratojmë kriteret evropiane, ejani ta sjellim prokuroren evropiane për disa raste, të cilat i potencuam", deklaroi Filipçe.
Sipas tij, gjithçka që ky pushtet e ndërmerr në gjyqësor, e nuk do të thotë reformë e duhur, nuk çon askund dhe këtë, tha ai, qytetarët nuk e duan.
"Kjo nuk duhet të kuptohet se jam avokat i dikujt, aq më pak i prokurorit publik, të cilin as nuk e njoh personalisht. Por unë besoj se gjithçka që do të thotë presion partiak për të sistemuar njerëz të partisë do të thotë bllokim gjithnjë e më i thellë i gjyqësorit, diçka që qytetarët nuk e duan. Qytetarët duan reforma dhe një gjyqësor të vërtetë që mund t'i besohet. Ky nuk është ai mekanizëm dhe kjo nuk po ndodh vetëm tani me këtë presion të prokurorit, ka ndodhur gjatë gjithë kohës në këtë një vit e gjysëm", tha Filipce.
Paralajmëroi se edhe zyrtarisht dhe shumë shpejt do t'i dërgojnë letër zyrës evropiane, duke i bërë thirrje prokurores evropiane Laura Koveshi të vijë në vend për të hetuar skandalin me IPARD.
Qeveria dje në seancë miratoi propozim për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Lupço Kocevski dhe do ta paraqesë deri në Parlament. Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva për mediat tha se me propozimin për shkarkimin e Kocevskit nga detyra, Qeveria po vazhdon procedurën që, në përputhje me kufizimet ligjore, është ndërprerë përkohësisht gjatë periudhës zgjedhore. Miteva informoi se propozimi drejtuar Parlamentit për shkarkimin e Kocevskit nga detyra bazohet në nenin 88, paragrafi 1 i Ligjit për Prokurorinë Publike, e pas një mendimi të marrë paraprakisht nga Këshilli i prokurorëve publikë. bsh/
Foto: LSDM