• сабота, 22 февруари 2025

Filipçe: Mirë që do të ketë debat publik për forcimin e sigurisë në komunikacion, LSDM-ja ka përgatitur disa zgjidhje ligjore

Filipçe: Mirë që do të ketë debat publik për forcimin e sigurisë në komunikacion, LSDM-ja ka përgatitur disa zgjidhje ligjore

Shkup, 4 shkurt 2025 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot deklaroi se beson se është mirë që do të ketë debat publik në Kuvend për ndryshimet kushtetuese për përforcimin e sigurisë në komunikacion, duke vënë në dukje se ata si palë këto ditë tashmë kanë punuar për disa propozim- ligje, njëra prej të cilave ka të bëjë me konfiskimin e automjetit, ndër të tjera si një nga masat në raste më të rënda.

Filipçe sot pas vendosjes së luleve në kishën "Shën Spas" me rastin e 153 vjetorit të lindjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se a beson se e kanë arritur qëllimin e tyre kur si qeveri kanë reduktuar gjobat e sigurisë në komunikacion në vitin 2021, ai deklaroi se beson se është mirë që do të ketë një debat publik për këtë temë në Kuvend dhe se çdo ngjarje e pakëndshme duhet të jetë nxitje për përmirësimin e sistemit.

"Mendoj se është mirë që do të ketë një debat publik në Kuvend ne si parti kemi përgatitur disa zgjidhje ligjore gjatë ditëve të fundit dhe do t'i prezantojmë në atë seancë publike. Kemi dy propozime konkrete si parti. Së pari, duhet të jetë një punonjës policie i pranishëm para dhe në çdo shkollë gjatë orarit të mësimit dhe ai punonjës policie të kujdeset për sigurinë në hyrje të shkollës dhe në vendkalimet e këmbësorëve dhe sigurisht për sigurinë e shkollës, duke parë çfarë po ndodh me disa incidente në rajon. Dhe propozimi i dytë do të ishte shtrëngimi serioz i dënimeve për shkeljet më të rënda rrugore që do të përfshinte edhe marrjen e automjetit, sipas shembullit të disa vendeve evropiane", deklaroi lideri i LSDM-së opozitare. 

Në Kuvend të premten do të mbahet debat publik për ndryshimet ligjore për forcimin e sigurisë në komunikacion. Grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së, VLEN dhe ZNAM dje kanë dorëzuar në Kuvend kërkesë për mbajtjen e debatit publik me qëllim të analizimit dhe përcaktimit të nevojës për ndryshimin e rregulloreve ligjore për rritjen e sigurisë së qytetarëve në komunikacion dhe më pas u takua edhe Komisioni parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet komuniteteve.

Во Собранието на Република Северна Македонија за денеска се закажани седници на пет комисии.

Anëtarët e Komisionit me 11 vota “për” votuan që të premten të mbahet debat publik me temën “Analiza dhe konstatimi i nevojës për ndryshimin e rregulloreve ligjore për forcimin e sigurisë në komunikacion”. Këtë vendim e kanë përkrahur deputetët e VMRO-DPMNE-së, VLEN-it, ZNAM-it, Të Majtës dhe Frontit Evropian. Deputetët e LSDM-së nuk ishin të pranishëm në seancën e Komisionit, ndërsa koordinatori i grupit të tyre parlamentar, Oliver Spasovski dje në një deklaratë për Sitel tha se është e pranueshme që ata të diskutojnë për sigurinë në komunikacion.

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Miceski, dje ka theksuar se siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet i të gjithëve dhe se, siç tha, nënkuptohen ndryshime të ligjeve që do të sigurojnë mbrojtje, parandalim dhe reagim efikas institucional.

"Në bazë të neneve 128 dhe 129 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë që të organizohet seancë publike, përkatësisht unë së bashku me kolegen time Merita Kolçi Koxhaxhiku nga VLEN dhe Boban Karapejovski nga ZNAM, dërguam njoftim për nevojën e e mbajtjes së një debati publik me qëllim të analizimit dhe përcaktimit të nevojës për ndryshime të legjislacionit me qëllim të forcimit të sigurisë në komunikacion. Shumica qeveritare do të kërkojë rregullim dhe sqarim të mëtejshëm të legjislacionit për përmirësimin e tij. Është koha për hapa serioz dhe zgjidhje sistematike. Siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet për të gjithë ne dhe kjo do të thotë ndryshime në ligje që do të sigurojnë mbrojtje, parandalim dhe reagime efikase institucionale. Ne përçojmë dhe u bëjmë thirrje të gjithëve se synimi për debat profesional dhe ekspertësh është prioritet dhe si shumicë në pushtet nuk do të lejojmë politizimin e kësaj teme. Ne kemi nevojë për zgjidhje të qëndrueshme, jo nekrofili politike dhe abuzim të momentit. I bëj thirrje të gjithë deputetëve, pavarësisht nëse janë nga pushteti apo opozita, ta mbështesin këtë iniciativë dhe të qëndrojnë pas saj një herë e mirë së bashku për gjetjen e zgjidhjes sistematike dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat përballemi", tha Miceski. 

Iniciativa për debat publik pason pas aksidentit tragjik të trafikut javën e kaluar ku humbi jetën studentja 22-vjeçare nga Negotina, Frosina Kulakova. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

Остани поврзан