Filipçe e përkrah Mickoskin që të kërkojë sa më shpejtë takim me kryeministrin bullgar, Zheljazkov
- Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe e përkrah kryeministrin Hristijan Mickoski se sa më shpejtë duhet të kërkojë takim me kryeministrin bullgar, Rosen Zheljazkov që të konfirmohet nëse mund të merren garanca shtesë lidhur me veton për negociata me BE-në.

Shkup, 27 janar 2025 (MIA) - Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe e përkrah kryeministrin Hristijan Mickoski se sa më shpejtë duhet të kërkojë takim me kryeministrin bullgar, Rosen Zheljazkov që të konfirmohet nëse mund të merren garanca shtesë lidhur me veton për negociata me BE-në.
"Një nga argumentet është se nuk ka Qeveri politike në Sofje. Ja tani ka dhe absolutisht e përkrahi kryeministrin që të kërkojë sa më shpejtë takim me qeverinë politike dhe kryeministrin e Bullgarisë, që edhe ajo pjesë më në fund të zbardhet. Që të shohim nëse mundemi apo jo të marrim garanca shtesë. Do ta përkrahim, përsëris, çdo propozim më të mirë. Absolutisht, çdo formë të garancave shtesë, megjithatë, le të ndodh sa më shpejtë, pasi koha po kalon. Shqipëria dhe Mali i Zi me hapa të mëdhenj po ecin përpara", deklaroi sot në pres konferencë në selinë e partisë, Filipçe.
Ne (qeveritë e mëparshme të LSDM-së), tha ai, kemi bërë makismumin që kemi mundur.
"Vlerësoj se qartë u konfrimua identiteti, gjuha maqedonase - tashmë kemi nënshkruar marrëveshje me BE-në, por legjitime është të kërkojë Qeveria garanca shtesë". tha Filipçe.
Sipas tij, VMRO-DPMNE-ja, ZNAM dhe Vlen kanë ardhur në pushtet me një fushatë të fuqishme, posaçërisht VMRO-DPMNE-ja, duke i sulmuar marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, konkluziuonet e propozimit francez, e tjerë, duke përkujtuar se për asnjë nga këto dokumente gjatë votimit në Kuvend nuk kanë qenë kundër.
"Kanë bërë fushatë, psikozë të fuqishme dhe dilnin nga salla", tha Filipçe. bsh/
Foto MIA arkiv
ФОТО: Архива