• сабота, 22 февруари 2025

Fetai uron zëvendëskryeministrin e ri të Belgjikës: Prevot një lider vizionar

Fetai uron zëvendëskryeministrin e ri të Belgjikës: Prevot një lider vizionar

Shkup, 4 shkurt 2025

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka uruar zgjedhjen e Maksim Prevot, si ministër i Jashtëm i Belgjikës dhe zëvendëskryeministër. Fetai ka shkruar se Maksim ka qenë një kryebashkiak i jashtëzakonshëm për qytetin e Namurit, një lider vizionar si kryetar i partisë “Les Engages” dhe politikan që promovon diversitetin dhe bashkëjetesën. 

“Tani, në rolin e tij të ri në qeverinë federale, jam i bindur se do të vazhdojë të punojë me të njëjtin përkushtim për një Belgjikë më të fortë dhe një diplomaci më të fuqishme. Shqiptarët në Belgjikë dhe kudo e vlerësojnë miqësinë dhe mbështetjen e tij dhe jam i sigurt se do të jetë një zë i fuqishëm për vlerat që ndajmë. Suksese Maksim në këtë detyrë të rëndësishme!”, ka shkruar zëvendëskryeministri Fetai.

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

Остани поврзан