Fetai: Raporti i Transparensi Interneshënëll është rezultat i qeverisjes kriminale të LSDM-së dhe BDI-së
- - Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për qeverisje të mirë, Arben Fetai, ka komentuar raportin eTransparensi Interneshënëll për vitin 2024, i cili e rendit Maqedoninë e Veriut 12 vende më poshtë në Indeksin e Percepcionit të Korrupsionit.

Shkup, 11 shkurt 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për qeverisje të mirë, Arben Fetai, ka komentuar raportin eTransparensi Interneshënëll për vitin 2024, i cili e rendit Maqedoninë e Veriut 12 vende më poshtë në Indeksin e Percepcionit të Korrupsionit.
Duke e komentuar raportin, Fetai në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se ai tregon se qeverisja e LSDM dhe BDI ka qenë korruptive dhe jotransparente gjatë kësaj duke i përmendur edhe ndryshimet e Kodit Penal me të cilat është mundësuar amnesti për më shumë se 200 lëndë penale.
"Imazhin e vendit në luftën kundër krimit e kanë dëmtuar edhe skandalet në Këshillin Gjyqësor dhe Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë, të zgjedhur gjatë qeverisjes së LSDM dhe BDI", shton Fetai.
Sipas tij, qeveria e re drejtë i ka adresuar prioritetet e saj strategjike siç janë reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimi i të cilave do të sjellin rezultate konkrete. Në këtë drejtim, ai thekson edhe nismën për shkarkimin e kryeprokurorit, Lupço Kocevski dhe interpelancën për anëtarët e Këshillit Gjyqësor. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s