• сабота, 22 февруари 2025

Fetai - Abdiq: Ndihmë dhe mbështetje nga OSBE-ja për menaxhim me pronën e konfiskuar dhe ridedikimin e saj shoqëror

Fetai - Abdiq: Ndihmë dhe mbështetje nga OSBE-ja për menaxhim me pronën e konfiskuar dhe ridedikimin e saj shoqëror

Shkup, 22 janar 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, zhvilloi sot një takim me delegacionin e OSBE-së nga Departamenti për Krimin e Organizuar Transnacional dhe Korrupsionin, i kryesuar nga Merima Abdiq, zyrtare e projektit "Fuqizimi i Përpjekjeve për Rikthimin e Pasurive".

Në takim, Abdiq prezantoi projektin dhe nënvizoi se lufta kundër korrupsionit mbetet një prioritet për OSBE-në dhe përkrahësit kryesorë të projektit – SHBA-në dhe BE-në. Ajo theksoi gatishmërinë për të ndarë përvoja në menaxhimin e pasurive të konfiskuara dhe në ripërdorimin social të mjeteve të gjeneruara nga shitja e aseteve.

Zëvendëskryeministri Fetai informoi për rolin e tij si kryesues i Trupit Ndërsektorial për Koordinimin e Aktiviteteve Kundër Korrupsionit, duke theksuar angazhimin për miratimin e shpejtë të strategjisë së re për konfiskimin e pasurisë, e cila aktualisht është në procedurë qeveritare.

Theks i veçantë iu dha mbështetjes nga ana e OSBE-së institucioneve përgejgjëse për konfiskimin dhe menaxhimin e pasurive të paligjshme, si dhe nxitjes së ripërdorimit social të mjeteve të gjeneruara nga shitja e aseteve të konfiskuara. ab/

Foto: Kabineti i zëvendëskryeministrit për sundim të mirë

 

Остани поврзан