Feliks shënoi gol në debutimin për Milanin
- Zhoao Feliks shënoi gol në ndeshjen e tij të parë për Milanin, pas transferit nga Çellsi.

Milano, 6 shkurt 2025 (MIA) - Zhoao Feliks shënoi gol në ndeshjen e tij të parë për Milanin, pas transferit nga Çellsi.
Mesfushori i "rosonerëve" mbrëmë shënoi gol kundër Romës në çerekfinalen e Kupës së Italisë, të cilën milanezët e fituan me rezultatin 3:1.
Kundërshtar i Milanit në gjysmëfinale do të jetë fituesi nga ndeshja Lacio - Inter. bsh/
Foto: EPA