• недела, 11 јануари 2026

Familjet e viktimave dhe të lënduarve në zjarrin në Kran Montana kanë ngritur padi penale

Familjet e viktimave dhe të lënduarve në zjarrin në Kran Montana kanë ngritur padi penale

Gjenevë, 8 janar 2026 (MIA) - Familjet e personave, të cilët e kanë humbur jetën ose janë lënduar në zjarrin që gjatë natës së Vitit të Ri shpërtheu në barin "Konstelejshën" në qendrën zvicerane për skiim, Kran Montana, kanë ngritur padi penale deri te prokuroria zvicerane, deklaroi avokati që e përfaqëson grupin e viktimave.

"Familjet kanë ngritur kërkesa dhe i janë bashkangjitur procedurës si prokurorë. Këto kërkesa janë pranuar (nga prokuroria)", konfirmoi avokati Romen Zhordan, njoftuan mediumet britanike.

Ai nuk saktësoi kundër kujt është ngritur padia, duke informuar se është e orientuar "kundër të gjithë përgjegjësve, pa përjashtim".

Hetimi penal për zjarrin në Kran Montana deri tani i ka përfshirë vetëm pronarët e barit, të cilët janë të dyshuar për vepra penale, duke përfshirë edhe vrasje nga pakujdesia.

Mbeten çështje lidhur me shkakun për zjarrin dhe procedurat e shfrytëzuara të sigurisë.

Prokuroria e kantonit Vale nuk iu përgjigj kërkesës për koment. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан