Fakt është se nëse nuk ka organizatorë, nuk mund të ketë terroristë, thotë Mickoski për rastin “27 prilli”
- Fakt është se nëse nuk ka organizatorë, nuk mund të ketë terroristë. Askush nuk thotë se ata njerëz nuk kanë gabuar, askush nuk thotë se ata njerëz nuk kanë bërë shkelje, por ata njerëz për ato shkelje kanë kaluar gjatë kohë atje dhe ata që udhëhoqën procesin e montuar politikisht ta vënë gishtin në kokë dhe të mendojnë se çfarë bëjnë dhe çfarë kanë bërë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur se si e vlerëson vendimin e djeshëm për amnisti për të akuzuarit në rastin e organizatorëve të 27 prillit.

Shkup, 24 janar 2025 (MIA) – Fakt është se nëse nuk ka organizatorë, nuk mund të ketë terroristë. Askush nuk thotë se ata njerëz nuk kanë gabuar, askush nuk thotë se ata njerëz nuk kanë bërë shkelje, por ata njerëz për ato shkelje kanë kaluar gjatë kohë atje dhe ata që udhëhoqën procesin e montuar politikisht ta vënë gishtin në kokë dhe të mendojnë se çfarë bëjnë dhe çfarë kanë bërë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur se si e vlerëson vendimin e djeshëm për amnisti për të akuzuarit në rastin e organizatorëve të 27 prillit.
I pyetur nëse mendon se ka pasur ndonjë presion ndaj gjyqtarit, Mickoski tha se as nuk e njeh dhe as nuk është parë fizikisht me gjyqtarin, kështu që nuk dëshiron të komentojë në atë aspekt.
"Ndoshta për këtë duhet të përgjigjen të gjithë ata që kanë ushtruar presion që përmes një procesi të montuar politik njerëzit të kalojnë shtatë apo tetë vite burg për terrorizëm. Asnjëri prej tyre nuk thotë se nuk ka gabuar, por nuk janë terroristë. Tani kur është e qartë se nuk ka organizatorë, nuk e di se si mund të ketë terroristë”, ka thënë Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas inspektimit të aktiviteteve ndërtimore në rrugën Katllanovë-Gradmanci.
Ai tha se nuk bëhet fjalë për rast të vjetruar, por, siç tha ai, interpretimi është se aktakuza është ngritur pas skadimit të afatit për paraqitjen e kërkesës konform Ligjit për amnisti.
"Ata nuk kanë pasur mundësi brenda afatit të paraqesin kërkesë, pra janë privuar nga kjo e drejtë. Kjo është esenca, nuk është se rasti është vjetruar apo diçka tjetër", ka thënë Mickoski.
Gjykata Themelore Penale- Shkup ka pranuar kërkesën për amnisti ndaj të akuzuarve në rastin "Organizatorët e 27 prillit" - respektivisht për ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Risteski, ish kryeparlamentarin Trajko Veljanovski dhe ish drejtorin e DSK-së, të akuzuarin Vlladimir Atanasovski.
Gjykata miratoi vendimin me çka kërkesa për amnisti ndaj të akuzuarve pranohet dhe ndërpritet procedura ndaj të akuzuarve për veprën penale të rrezikimit të rendit kushtetues të shtetit.
Gjykata e Apelit në prill të këtij viti e ka pezulluar aktgjykimin e shkallës së parë nga korriku i vitit 2021, me të cilin ish kryeparlamentari Veljanoski u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burg, ish ministrat Janakieski dhe Ristovski morën dënime me 6 vjet e tre muaj burg, ndërsa ish drejtori i DSK-së Atanasovski gjashtë vjet e tre muaj burg dhe e ktheu rastin në rigjykim.
Foto: arkivi i MIA-s