Europoli sekuestroi tetë milionë lodra të dëmshme për fëmijë
- Agjencia për zbatimin e ligjit të Bashkimit Evropian (Europol) kumtoi se në një aksion para Krishtlindjeve u sekuestruan tetë milionë lodra të rreme dhe të dëmshme nga shitoret dhe tregjet në 26 vende.
Hagë, 28 nëntor 2025 (MIA) - Agjencia për zbatimin e ligjit të Bashkimit Evropian (Europol) kumtoi se në një aksion para Krishtlindjeve u sekuestruan tetë milionë lodra të rreme dhe të dëmshme nga shitoret dhe tregjet në 26 vende.
Europoli potencoi se shumica e lodrave të konfiskuara "shmangënin plotësisht rregullat e rrepta të BE-së për produktet e destinuara për fëmijë".
U sekuestruan kukulla, kube, automjete, komplete për ngjarosje dhe lodra prej pelushi të falsifikuara që mund të paraqesin rrezik nga zjarri.
Ky është operacioni i dytë i Europolit në dy vitet e fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i lodrave të falsifikuara të sekuestruara, të cilat shumica janë nga Kina, ka arritur gjithsej 17 milionë.
Midis lodrave të sekuestruara janë ato "që mund të shkaktojnë asfiksim, ngulfatje, prerje, djegie dhe ekspozim ndaj substancave kimike", si dhe "kimikate të përhershme", që mund të jenë kancerogjene.
Europol u ka bërë thirrje prindërve të jenë të kujdesshëm kur bëjnë blerjet për Krishtlindje dhe t’i kufizojnë blerjet vetëm te shitësit e verifikuar. rq/
Foto: arkivi i MIA-s