ESB: Urgjentisht të rritet mbështetja për programe parandaluese për detektim të hershëm dhe parandalim të sëmundjeve malinje
- – Me rastin e Ditës Botërore për Luftë kundër Kancerit, Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave (ESB) i bën thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, urgjentisht ta rrisin mbështetjen për programe parandaluese për detektim të hershëm dhe parandalim të sëmundjeve malinje.

Shkup, 4 shkurt 2025 (MIA) – Me rastin e Ditës Botërore për Luftë kundër Kancerit, Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave (ESB) i bën thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, urgjentisht ta rrisin mbështetjen për programe parandaluese për detektim të hershëm dhe parandalim të sëmundjeve malinje.
“Analizat tregojnë se mbrojtja parandaluese shëndetësore në vend është nuk është prioritet. Mjetet buxhetore për parandalim po ulen, me çka në vitin 2024 ishin vetëm 590 milionë denarë, përderisa për vitin 2025 janë paraparë 651 milionë denarë. Megjithatë, është shqetësuese që gjatë viteve të fundit, me ribalance, këto mjete shpesh shkurtohen”, potencojnë nga Shoqata.
Siç bëjnë të ditur, veçanërisht alarmante është situata me skriningun e kancerit të qafës së mitrës, edhe pse i vendosur nga viti 2012, nuk mundëson parandalim adekuat.
“Skriningu i suksesshëm kërkon që të përfshihen të paktën 75 për qind e grave, por në vitin 2023 u testuan vetëm 11 për qind e grupit të synuar. Ndarja e pamjaftueshme e mjeteve financiare - vetëm 11 milionë denarë në vit, mungesa e mjekëve gjinekologë në 40 komuna, si dhe problemet me regjistrimin elektronik, kërcënojnë efektivitetin e programit. Për shkak të kësaj, rreth 200 gra diagnostikohen me kancer të qafës së mitrës çdo vit, dhe në vitet e fundit, nga 40 deri në 60 gra kanë vdekur çdo vit nga kanceri i qafës së mitrës. Të gjitha këto vdekje mund të parandalohen nëse kemi kontroll të mirëorganizuar dhe të financuar në mënyrë adekuate për kancerin e qafës së mitrës, si dhe mbulim adekuat me vaksinimin HPV për të rinjtë”, theksojnë nga Shoqata.
ESB kërkon rritje urgjente të mjeteve për skrining të qafës së mitrës në minimum 35 milionë denarë në vit, qasje më të mirë në shërbime gjinekologjike, vaksinim të rritur me vaksinë HPV dhe zbatimin e fushatave edukative gjithëpërfshirëse shëndetësore.
“Parandalimi shpëton jetë. Lufta kundër kancerit duhet të jetë prioritet i lartë për politikat shëndetësore në vend”, theksojnë nga atje. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s