Ekipe nga AUV kryejnë kontrolle të jashtëzakonshme në kuzhinat e nëntë shkollave fillore në Karposh
- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) informoi se sot ekipet e saj të inspektimit po kryejnë kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në kuzhinat e 9 shkollave fillore në Komunën e Karposhit, me të cilat operon i njëjti operator me ushqim në pronësi të të cilit është edhe depoja qëndrore që ndodhet në Shkollën Fillore "Dimo Haxhi Dimov" në Shkup dhe nga ku blihen repromaterialet për përgatitjen e ushqimit.
Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) informoi se sot ekipet e saj të inspektimit po kryejnë kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në kuzhinat e 9 shkollave fillore në Komunën e Karposhit, me të cilat operon i njëjti operator me ushqim në pronësi të të cilit është edhe depoja qëndrore që ndodhet në Shkollën Fillore "Dimo Haxhi Dimov" në Shkup dhe nga ku blihen repromaterialet për përgatitjen e ushqimit.
Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dje e mbylli kuzhinën në SHF "Dimo Haxhi Dimov" në lagjen Vlae të Shkupit, pasi një numër i madh nxënësish u ankuan për dhimbje stomaku.
Në kuadër të kontrolleve të jashtëzakonshme në këto shkolla, ku nuk ka fëmijë që kanë shfaqur simptoma të helmimit nga ushqimit, theksojnë nga AUV, po merren mostra nga ushqimi, si dhe nga sipërfaqet e punës për testime laboratorike.
Nga AUV theksojnë se janë në pritje të rezultateve nga testimet e mostrave të marra në ushqime dhe nga sipërfaqet e punës si pjesë e kontrollit të jashtëzakonshëm inspektues të djeshëm, i cili u krye bashkërisht nga inspektorët e tyre të ushqimit, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH), Qendra e Shëndetit Publik dhe Instituti i Shëndetit Publik. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s