• петок, 05 декември 2025

Edhe dy viktima nga zjarri në Shtëpinë e pensionistëve në Tuzlla - gjithsej 17

Edhe dy viktima nga zjarri në Shtëpinë e pensionistëve në Tuzlla - gjithsej 17

Tuzlla, 18 nëntor 2025 (MIA) - Numri i viktimave nga zjarri në Shtëpinë e pensionistëve në Tuzlla është rritur në 17, pasi në 24 orët e fundit, vdiqën edhe dy persona.

Bëhet fjalë për dy banorë të Shtëpisë të cilët janë hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare Tuzlla (QKU).

"Aktualisht në QKU janë shtruar dy pacientë në Klinikën për sëmundje interne", është kumtuar nga QKU e Tuzllës, transmeton portali "Kliks" i Sarajevës.

Nga Prokuroria e kantonit të Tuzllës theksuan se sot do të lëshohen urdhra dhe do të bëhet autopsia e trupave të grave të vdekura.

Në zjarrin, i cili shpërtheu në Shtëpinë e pensionistëve më 4 nëntor, në vendin e ngjarjes humbën jetën 11 persona, ndërsa u lënduan më shumë se 30 të tjerë.

Prokuroria e kantonit të Tuzllës paraprakisht kumtoi se rezultatet e para të ekspertizës kanë treguar se zjarri në Shtëpinë e pensionistëve është shkaktuar nga qarku i shkurtër në kabllon e marrësit të radios, i cili ishte ngarkuar mekanikisht dhe termikisht sepse është shtypur mes dyshekut, murit dhe pjesës metalike të krevatit.

Prokuroria e kantonit të Tuzllës formon një ekip hetues i cili zbaton veprime hetuese dhe mbledh dëshmi me qëllim të konfirmimit të fakteve relevante. sa/

foto: arkivi

Остани поврзан