• среда, 10 декември 2025

Edhe dhjetë ditë për aplikim për vauçerë për studentë për pajisje TI

Edhe dhjetë ditë për aplikim për vauçerë për studentë për pajisje TI

Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) – Ministria e Transformimit Digjital informon se mbeten edhe 10 ditë për aplikim për vauçerë për studentë. 

Deri më tani janë ndarë gjithsej 42.606 vauçerë, prej të cilëve janë shfrytëzuar 27.426.

“Sipas projektit aktual të Qeverisë, i cili po realizohet në bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Transformimit Digjital, Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, janë planifikuar gjithsej 55.000 vauçerë për pajisje elektronike për studentët e ciklit të parë të studimeve deri diplomike, të regjistruar në vitin akademik 2025/26”, qëndron në kumtesën e Ministrisë.

Prej atje përkujtojnë se afati për aplikim nga ana e studentëve është deri 20.12.2025, ndërsa shfrytëzimi i vauçerëve do të jetë me afat deri më 31.12.2025. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан