• петок, 21 февруари 2025

Dëshmitari Goce Trajkovski në gjykimin për vrasjen e Vanjës dhe Pançes tha se është kërcënuar nga partia “E Djathta” (PLT)

Dëshmitari Goce Trajkovski në gjykimin për vrasjen e Vanjës dhe Pançes tha se është kërcënuar nga partia “E Djathta” (PLT)

Shkup, 7 shkurt 2025 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Penale Shkup, sot vazhdoi gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit me dëshminë e Goce Trajkovskit i cili së bashku me babanë e Vanjës, Aleksandar Gjorçevski ka ndihmuar në gjurmimin për të, duke siguruar video incizime.

"Me Aleksandrin nuk isha dëgjuar 15-20 vjet. Nëna ime më shkroi mesazh rreth një orë më parë se Vanja, vajza e Sashës, ishte zhdukur dhe më tha se ke njerëz për ta ndihmuar... Pastaj rreth orës 6:30 - 7 nëna ime më thirri përsëri, më tha ta kërkoja. I shkrova Sashe, përshëndetje, jam Goce djali i Kiracës, nëse keni nevojë për ndihmë, më kërko. Më thirri rreth orës 10 dhe më tha se janë në stacion policor me Zoricën, po jap deklaratë dhe kur të dalin do të më kërkojë", ka thënë Trajkovski.

Të njëjtën ditë, shtoi ai, nuk u pamë, por folëm vetëm në telefon. Të nesërmen Trajkovski tha se babai i tij Aleksandri ka kërkuar ta shohë. I pyetur se për çfarë kanë biseduar kur janë parë, Trajkovski ka thënë se ka pyetur nëse Vanja ishte e dashuruar, a kishte të dashur...

"E pyeta nëse kishte të dashur, nëse ishte e dashuruar, më tha jo, e pyeta nëse ka pasur ndonjë problem tjetër, tha jo dhe se deri tash nuk kanë pasur kurrë probleme të tilla. Fillimisht u takuam para godinës së Aleksandrit, nga e morën vajzën. Më tha se është zhdukur dhe nuk kishte ndodhur kështu më parë që të zhduket, e pyeta nëse ka të dashur, ajo më tha jo, nuk kishte pasur kurrë probleme të tilla”, tha Trajkovski.

Sipas dëshmitarit Trajkovski, rrugën nëpër të cilën ka lëvizur Vanja ia ka treguar babai Aleksandar Gjorçevski, i cili së bashku me nënën Zorica Gjorçevska me pajisje "GPRS" e kanë ndjekur lëvizjen e Vanjës. Trajkovski së bashku me babanë kanë ecur nëpër të njejtën rrugë dhe ka kërkuar incizime nga objektet përreth.

Shtoi se në incizimet shihet se si Zorica në panik del nëpër të njejtën rrugë dhe celularin e vendosë në xhepin e pasmë.

Në pyetjen se prej nga u erdhi ideja që vetë t'i kërkojnë incizimet, Trajkovski tha se "policët ishin tubuar dhe asgjë nuk kanë punuar, ishin tubuar sikur të luanin fshehurazi".

Trajkovski gjatë dëshmisë tha se ka pasur kërcënime nga anëtarë të partisë E Djathta, "të ketë kujdes e çka flet në mënyrë që të mos bie në bunar".

Trajkovski është dëshmitari i fundit me propozimin e Prokurorisë. Ai duhej të dëshmonte në fillim të procedurës, kur u dëgjuan edhe dëshmitarët e tjerë, megjithatë, për shkaqe shëndetësore kjo nuk ndodhi, ndërkaq më pas nuk ishte i kapshëm për organet e ndjekjes për shkak të një vepre tjetër penale. Më 23 janar 2025 iu dorëzua policisë dhe prej atëherë është në paraburgim. 

Në seancën e kaluar Prokuroria prezantoi video materiale në të cilat ishte parë lëvizja e automjeteve me të cilat ishte rrëmbyer Vanja.

Për rastin janë të akuzuar Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski të cilët u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.

Sipas aktakuzës, ata së bashku kanë planifikuar rrëmbimin e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë ndonjë anëtar të familjes së saj të ngushtë të japë para si shpërblesë. Ndërkaq, rrëmbimi i të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte me qëllimin që ta detyrojnë t'ua japë automjetin e tij "Citroen" për ta përdorur për rrëmbimin e fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe qytetari i Velesit, Pançe, të cilët u paraqitën të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023. 

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан