Dëshmitari Goce Trajkovski në gjykimin për vrasjen e Vanjës dhe Pançes tha se është kërcënuar nga partia E Djathta
- Në Gjykatën themelore penale Shkup, sot vazhdoi gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja GJorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit me dëshminë e Goce Trajkovskit, i cili së bashku me babanë e Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, ka ndihmuar në gjurmimin për të, duke siguruar video incizime.

Shkup, 7 shkurt 2025 (MIA) - Në Gjykatën themelore penale Shkup, sot vazhdoi gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja GJorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit me dëshminë e Goce Trajkovskit, i cili së bashku me babanë e Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, ka ndihmuar në gjurmimin për të, duke siguruar video incizime.
Sipas dëshmitarit Trajkovski, rrugën nëpër të cilën ka lëvizur Vanja ia ka treguar babai Aleksandar Gjorçevski, i cili së bashku me nënën Zorica Gjorçevska me pajisje "GPRS" e kanë ndjekur lëvizjen e Vanjës. Trajkovski së bashku me babanë kanë ecur nëpër të njejtën rrugë dhe ka kërkuar incizime nga objektet përreth.
Shtoi se në incizimet shihet se si Zorica në panik del nëpër të njejtën rrugë dhe celularin e vendosë në xhepin e pasmë.
Në ypetjen se prej nha u erdhi ideja që vetë t'i kërkojnë incizimet, Trajkovski tha se "policët ishin ntubuar dhe asgjë nuk kanë punaur, ishin tubuar sikur të luanin fshehurazi".
Trajkovski gjatë dëshmisë tha se ka pasur kërcënime nga anëtarë të partisë E Djathta, "të ketë kujde e çka flet në mënyrë që të mo bie në bunar".
Trajkovski është dëshmitari i fundit me propozimin e Prokurorisë. Ai duhej të dëshmonte në fillim të procedurës, kur u dëgjuan edhe dëshmitarët e tjerë, megjithatë, për shkaqe shëndetësore kjo nuk ndodhi, ndërkaq më pas nuk ishte i kapshëm për organet e ndjekjes për shkak të një vepre tjetër penale. Më 23 janar 2025 iu dorëzua policisë dhe prej atëherë është në paraburgim.
Në seancën e kaluar Prokuroria prezantoi video materiale në të cilat ishte parë lëvizja e automjeteve me të cilat ishte rrëmbyer Vanja.
Për rastin janë të akuzuar Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski të cilët u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.
Sipas aktakuzës, ata së bashku kanë planifikaur rrëmbimin e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë ndonjë anëtar të familjes së saj të ngushtë të japë para si shpërblesë. Ndërkaq, rrëmbimi i të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte me qëllimin që ta detyrojnë t'ua japë automjetin e tij "Citroen" për ta përdorur për rrëmbimin e fëmijës në Shkup.
E mitura Vanja dhe qytetari i Velesit, Pançe, të cilët u paraqitën të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023. ab/
Foto: МIА arkivi