• сабота, 22 февруари 2025

Dëshmitari Goce Trajkovski, i dyshuar për një vepër tjetër penale, është vetëparaqitur në komisariatin Kisella Vodë

Dëshmitari Goce Trajkovski, i dyshuar për një vepër tjetër penale, është vetëparaqitur në komisariatin Kisella Vodë

Shkup, 23 janar 2025 (MIA) - Goce Trajkovski, i ci ili është propozuar si dëshmitarë në rastin me vrasjen e vanja Gjorqevska dhe Pançe Zhezhovski, ndërsa i dyshuar për një vepër tjetër të rëndë penale - vënie zjarri sot është vetëparaqitur në komisariat. 

"Personi Goce Trajkovski është vetëparaqitur në komisariatin Kisella Vodl, konfirmojnë për MIA-n nga MPB-ja.

Trajkovski, i cili së bashku me babain e vajzës së vrarë Vanjës, Aleksandar Gjorqevski, sipas rrëfimeve të deritanishme të dëshmitarëve të tjerë, ka grumbulluar dhe shikuar video-xhirime nga objektet përreth, është propozuar si dëshmitarë në procedurën e Prokurorisë.

Gjykatësi në fillim të seancës së fundit më 20 dhjetor të këtij viti, ka informuar se ka marrë njoftim nga MPB-ja se dëshmitari Goce Trajkovski nuk është i kapshëm për organet e rendit.

Prokurorja Zhaklina Trajkovski tha se Prokuria nuk e tërheq propozimin për hetimin e tij, sepse, siç tha, ekziston mundësia që deri në fund të procedurës të bëhet i kapshëm dhe të merret në pyetje për rrethanat që janë të rëndësishme për procedurën.

Në një konferencë për shtyp në Prokurorinë Themelore Publike më 11 dhjetor të vitit të kaluar, u tha se Goce Trajkovski dyshohet se i ka vënë zjarrin një objekti në Kisella Vodë në të cilin në katin e sipërm ka pasur banorë. Është indikative se ngjarja për të cilën ai dyshohet ka ndodhur pak ditë para deklaratës se e kishte dhimbje koke për deklaratën në Gjykatë.

Rasti është në procedurë provash dhe e udhëheq gjyqtari Ivica Stefanovski. Seanca e radhës është caktuar për më 27 janar të këtij viti. mb/

Foto: MIA

Тагови

Остани поврзан