• недела, 11 јануари 2026

Dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat afër një kishe në Solt Lejk Siti

Dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat afër një kishe në Solt Lejk Siti

Uashington, 8 janar 2026 (MIA) - Dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë të shtënave me armë zjarri në një parking pranë një kishe në kryeqytetin e shtetit amerikan Juta, Solt Lejk Siti, tha policia.

Sipas raporteve fillestare, tragjedia në parkingun e një tempulli të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve ndodhi vonë mbrëmë, tha një zëdhënës i policisë, duke vënë në dukje se situata është ende e paqartë.

"Pati një shërbim funerali në kishë," u tha gazetarëve zëdhënësi Glen Mills. "Pati një lloj grindjeje në parking, pas së cilës ndodhën të shtënat," shtoi ai.

Dy nga të paktën tetë personat e qëlluar kanë vdekur nga plagët dhe tre janë në gjendje kritike. Nuk ka informacione për të tjerët.

Policia po kërkon autorët dhe po merr në pyetje dëshmitarë midis dhjetëra personave që morën pjesë në funeral. FBI ka ofruar ndihmë.

Mediat lokale raportuan se askush nuk ishte arrestuar lidhur me të shtënat. Pamjet video nga vendi i ngjarjes tregonin një numër të madh automjetesh emergjente. Janë dërguar rreth 100 automjete për zbatimin e ligjit, ndërsa helikopterë po qarkullojnë në zonën e tragjedisë.

"Nuk besojmë se ky ishte një sulm drejt një feje të caktuar apo diçka e tillë", deklaroi zëdhënësi i policisë në një konferencë për shtyp të transmetuar drejtpërdrejt në televizion.

Policia poashtu nuk beson se të shtënat kanë qenë joselektive.

Foto: arkivi

Остани поврзан