• петок, 05 декември 2025

Dy të vdekur në dy aksidente në Strumicë

Dy të vdekur në dy aksidente në Strumicë

Strumicë, 2 nëntor 2025 (MIA) - Dje dy persona humbën jetën në dy aksidente që ndodhën në Strumicë, kumtuan sot nga SPB Strumicë.

Dje në orën 16:35 në polici është raportuar se në rrugën magjistrale Radovish-Strumicë, në vendin e quajtur "Sloboda", tek kryqëzimi për në fshatrat Dobrashinci dhe Nova Maala, një automobil "pezho" me targa të Strumicës, i drejtuar nga K.V.(46) nga fshati Sushevë, i Strumicës, është përmbysur në rrugë. Nga lëndimet e marra në vendin e aksidentit vdiq shoferi, ndërsa mjeku i Ndihmës së shpejtë e konstatoi vdekjen.

Në aksidentin e dytë, i cili ndodhi në rrugën rajonale P1402, në aksin rrugor nga fshati Gabrovë deri në fshatin Bansko, ka humbur jetën K.D.(63), nga fshati Gradsko Baldovc i Strumicës. Ai, duke drejtuar mopedin me targa të Strumicës, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Nga lëndimet e marra ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Në të dyja rastet mjeku e ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupat e të vdekurve janë dhënë për autopsi.

Ekspertizë në vendin e aksidenteve, në praninë e prokurorit publik, ka kryer ekipi i SPB Strumicë. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан