• петок, 21 февруари 2025

Dy raste të vdekjes me grip, numri i të sëmurëve në vend ende po rritet

Dy raste të vdekjes me grip, numri i të sëmurëve në vend ende po rritet

Shkup, 6 shkurt 2025 (MIA) - Gjatë javës së pestë të vitit 2025, nga 27 janari deri më 2 shkurt, janë raportuar 3.036 raste të gripit për të sëmurët nga gripi dhe sëmundje të ngjashme. Janë evidentuar dy raste të vdekjes të asocura me grip. Në Resnjë, Kavadar, Kratovë, Shën Nikollë dhe në Strumicë ka aktivitet shumë të lartë të virusit të gripit, informojnë pasdite nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP).

Të raportuarit 3.036 raste janë për 61,7 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar. Numri i personave të raportuar këtë javë krahasuar me javën e pestë të sezonit të kaluar, është rritur për 83,7 për qind. Në krahasim me numrin për javën e pestë të krizës epidemike tipike - të modeluar nga 14 sezonët e fundit, është rritur për 35,4 për qind.

Nga rastet e reja, në krahasim me distribuimin sipas moshës, 1.650 persona janë të moshës nga 15 deri në 64 vjet. Fëmijë të moshës nga pesë deri në 14 vjet janë 720, ndërsa 412 janë deri në katër vjet. Virusi është regjistruar te 254 persona të moshës mbi 65 vjet.

Të sëmurët janë regjistruar nga 29 QSHP/NJR,  Shkup-978, Kavadar-327, Strumicë-320, Kumanovë-168, Ohër-156, Manastir-143, Shtip-103, ndërsa në vendet tjera, numri i të sëmurëve është më i vogël ose njejtë në njëqind. Në katër njësitë raportuese që kanë raportuar raste gjatë kësaj jave është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, në gjashtë - sezonal, në nëntë - mesatar, në pesë - i lartë dhe në Resnjë, Kavadar, Kratovë, Shën Nikollë, Strumicë - aktivitet shumë i lartë i virusit të gripit, sipas të dhënave nga ISHP.

Gjatë kësaj jave, janë paraqitur dy raste të vdekjes të lidhura me gripin. Bëhet fjalë për persona të moshës nga 59 deri në 77 vjet nga Shkupi dhe Shën Nikolla, të cilët janë hospitalizuar në KSIGJF dhe SP-Shtip.

"Te personat e vdekur u konstatua se kishin sëmundje shoqëruese dhe nuk ishin vaksinuar me vaksinë kundër gripit sezonal. Te të ndjerit, analizat laboratorike konfirmuan gripin A(H1)pdm09 dhe gripin A - pa nëntipe, sqarojnë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Nga qendrat sentinel që marrin pjesë, në javën e pestë janë raportuar gjithsej 73 raste SARI, nga qendrat sentinel SARI në Shkup - Spitali i Fëmijëve dhe Spitali për Sëmundje Respiratore të Fëmijëve - Kozle dhe Shtip. Numri më i madh i rasteve me SARI janë raportuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve – Shkup. Për sa i përket shpërndarjes së moshës, numri më i madh i rasteve të SARI u raportua nga grupmosha deri në katër vjeç.

"Këtë javë, numri i përgjithshëm i pranimeve në vendet sentinel është 183, ndërsa një nga Klinika për Sëmundje të Fëmijëve është pranuar në kujdes intensiv. Nga të gjitha pranimet, 39,9 për qind janë për shkak të SARI-t. Ngarkesa më e madhe shënohet te grupmoshat nga 15 deri në 29 vjet", informojnë nga ISHP.

Në sezonin 2024/2025, numri i përgjithshëm i rasteve të gripit - sëmundje të ngashme me gripin arrin 8.734, siaps të dhënave të ISHP-së.

Në krahasim me periudhën e njejtë të sezonit të kaluar, numri i rasteve të paraqitura është rritur për 0,8 për qind, ndërsa në krahasim me modelin e 14 sezoneve të fundit, regjistrohet rritje prej 11,9 për qind.

"Mbikëqyrja Sentinel zbatohet si shtesë e sistemit të rregullt të vëzhgimit të gripit dhe Kovid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me qëllim të marrjes së informacionit më të detajuar në lidhje me incidencën, intensitetin, llojin e viruseve që qarkullojnë dhe për zbatimin me kohë të masave parandaluese. Vëzhgimi Sentinel SARI (infeksione serioze akute respiratore) kryhet në gjashtë spitale mbikëqyrëse, pesë në Shkup (KU për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, KU për sëmundje të fëmijëve, KU për alergologji pulmonare, SPQ "8 Shtatori" dhe KU për sëmundjet respiratore të fëmijëve Kozle - një në Shtip (SK Shtip). Përkufizimi i rastit SARI sipas të cilit kryhet mbikëqyrja është në përputhje me përkufizimin e rastit të OBSH-së të vitit 2014. Kumulativisht, gjithsej 532 raste SARI janë raportuar nga vendet pjesëmarrëse, nga të cilat 12 persona janë raportuar në kujdesin intensiv. Numri më i madh i rasteve me SARI është raportuar nga vendi i mbikëqyrjes së Klinikës Universitare për Sëmundje  të Fëmijëve. Për sa i përket shpërndarjes së moshës, numri më i madh i rasteve të SARI u raportua nga grupmosha deri në katër vjeç. Kumulativisht, numri i përgjithshëm i pranimeve në vendet e sentinel është 4,085. Nga të gjitha pranimet, 13.0 për qind janë për shkak të SARI-t. Barra më e lartë prej 15.8 për qind është regjistruar në grupmoshën nga 30 deri në 64 vjeç. Gjatë sezonit 2024-2025 është raportuar një vdekje nga rasti SARI në Shtip (SP - Shtip), i moshës 30 deri në 64 vjeç, i pavaksinuar, me sëmundje shoqëruese. I ndjeri ka rezultuar pozitiv me influencën A(H1)pdm09", sqaron ISHP.

Instituti rikujton se vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive kundër gripit. Instituti i Shëndetit Publik rekomandon vaksinimin e të gjithë popullatës, veçanërisht të personave që i përkasin të ashtuquajturave grupe të rrezikut, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së: të moshuarit - mbi 65 vjeç, fëmijët nga gjashtë deri në 59 muaj, personat mbi gjashtë muaj me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Që nga java e pestë, gjithsej 72. 373 persona në vend janë vaksinuar me vaksina falas ose komerciale kundër gripit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан