• среда, 01 април 2026

Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa mbi 20 janë lënduar në sulme ruse ndaj Ukrainës

Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa mbi 20 janë lënduar në sulme ruse ndaj Ukrainës

Kiev, 31 mars 2026 (MIA) - Dy persona janë vrarë, ndërsa më shumë se 20 janë lënduar në sulme ruse ndaj pjesës veriore dhe qendrore të Ukrainës, kumtuan autoritetet rajonale.

Në rajonin rreth qytetit Poltavas, një person e ka humbur jetën, ndërsa tre janë lënduar kur mbi ta kanë rënë mbetje të dronëve, me ç'rast u dëmtua edhe një ndërtesë, njoftoi guvernatori rajonal Vitalij Dijaknivniç në rrjetin social "Telegram".

Në rajonin fqinj Dnjepropetrovsk, një person është vrarë në afërsi të qytetit Nikopol në sulme me dronë dhe artileri, njoftoi guvernatori Oleksandër Ganzha. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан