• среда, 01 април 2026

Tramp për "Dejli telegraf": Seriozisht mendoj për tërheqje të SHBA-së nga NATO-ja

Tramp për

Uashington, 1 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp në intervistë për gazetën britanike "Dejli Telegraf" deklaroi se seriozisht e shqyrton mundësinë për tërheqje të SHBA-së nga NATO-ja.

Si shkak kryesor për hap të tillë, Trampi e përmendi refuzimin e aleatëve në Aleancë për t'i përkrahur SHBA-në në luftën e përbashkët me Izraelin kundër Iranit. Ai përsëri e përdori termin e tij të përshkruar për NATO-n, duke e quajtur organizatën "tigër nga letra".

Sipas gazetës, ky është deri tani sinjali më i qartë se Shtëpia e Bardhë më nuk e konsideron Evropën për partner të sigurt në mbrojtje. Tensionet eskaluan pasi aleatët e kanë refuzuar kërkesën e Trampit për dërgesën e anijeve ushtarake që të mundësohet hapja e Ngushticës së Hormuzit, e cila u bllokua nga Irani si përgjigje të fushatës ushtarake izraelito-amerikane, të filluar më 28 shkurt të këtij viti. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан