Marin Le Pen dëshiron të kandidojë për presidente të Francës, posti i kryeministrit nuk i intereson
- Liderja e partisë së djathtë franceze "Fronti Kombëtar", Marin Le Pen, konfirmoi se planifikon të kandidojë për postin e presidentes në zgjedhjet e parashikuara për vitin e ardhshëm.
Paris, 1 prill 2026 (MIA) - Liderja e partisë së djathtë franceze "Fronti Kombëtar", Marin Le Pen, konfirmoi se planifikon të kandidojë për postin e presidentes në zgjedhjet e parashikuara për vitin e ardhshëm.
Le Pen në intervistën për gazetën "Parizien" thotë se nuk i intereson posti i kryeministrit si një "çmim ngushëllues".
"Është rënë dakord mes meje dhe Zhordan (Bardella) se, nëse sistemi gjyqësor nuk më pengon, unë do të jem kandidate në zgjedhjet presidenciale, ndërsa ai do të jetë kryeministri im", tha ajo.
Pritet që më 7 korrik të njoftohet nëse Gjykata do t’i japë mundësi Le Pen të kandidojë për presidente, pasi më parë në një vendim të shkallës së parë i ishte shqiptuar një ndalim pesëvjeçar për të ushtruar funksione publike.
Le Pen minimizoi rëndësinë e dallimeve në anketa dhe mundësitë e koalicionit të liderit të partisë Bardella me parti të tjera të djathta, duke theksuar se "më e rëndësishme është që anketat të vazhdojnë të tregojnë një rritje të lartë të mbështetjes për kandidatët e Frontit Kombëtar për raundin e parë". qa/
Foto: EPA