Çmimi i naftës pëson rënie në më pak se 100 dollarë për fuçi pas njoftimit për përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme
- Çmimi i naftës sot ka pësuar rënie në më pak se 100 dollarë për fuçi, ndërsa indekset evropiane shënojnë rënie të fortë pasi presidenti amerikan Donald Tramp njoftoi se ushtria amerikane mund t'i përfundojë veprimet e saj ushtarake në Iran brenda dy deri në tre javë, ndërsa përgjegjësinë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit do ta merrnin kombe të tjera.
Nju Jork, 1 prill 2026 (MIA) - Çmimi i naftës sot ka pësuar rënie në më pak se 100 dollarë për fuçi, ndërsa indekset evropiane shënojnë rënie të fortë pasi presidenti amerikan Donald Tramp njoftoi se ushtria amerikane mund t'i përfundojë veprimet e saj ushtarake në Iran brenda dy deri në tre javë, ndërsa përgjegjësinë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit do ta merrnin kombe të tjera.
Trampi, gjithashtu, informoi se do t’i drejtohet popullit amerikan lidhur me luftën në Lindjen e Mesme, sot në orën tre të mëngjesit sipas kohës së Evropës Qendrore, raporton Si-En-Bi-Si.
Sipas të dhënave nga bursat, çmimi i naftës së papërpunuar në orën 9:30 ra për 4,23 për qind në 97,089 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi i naftës "Brent" ra për 4,1 për qind në 99,704 dollarë.
Indeksi i Bursës së Frankfurtit DAX u rrit për 3,02 për qind në 23.315,72 pikë, indeksi francez CAC 40 për 2,32 për qind në 7.998,52 pikë, ai britanez FTSE 100 për 1,76 për qind në 10.353,26 pikë, ndërsa indeksi i Moskës MOEX për 0,1 për qind në 2.782,03 pikë.
E ardhmja evropiane e gazit për muajin maj në hapjen e bursës së Amsterdamit TTF shiteshin me çmim prej 49,765 euro për megavat-orë. Çmimi i arit u rrit në 4.732,22 dollarë për trojë ons, ndërsa çmimi i grurit ra në 6,0708 dollarë për bushel (një bushel është 27,216 kg).
Vlera e euros ndaj dollarit në bursën valutore Forex është 1,15880 dollarë, që është 0,3 për qind më shumë se në fillimin e tregtimit. Sipas të dhënave nga bursat amerikane, vlera e indeksit Dow Jones në mbylljen e tregut dje u rrit për 2,49 për qind në 46.341,51 pikë, S&P 500 për 2,91 për qind në 6.528,52 pikë, ndërsa vlera e indeksit Nasdaq u rrit për 3,83 për qind në 21.590,63 pikë. qa/
Foto: Arkivi i EPA-s