Drejtoria Doganore: Në raportin e KE-së është shënuar përparim i lartë në fushën e Unionit Doganor me të cilën udhëheq Drejtoria
- Në raportin e Komisionit Evropian për përparimin e shtetit është notuar se ka një nivel i lartë përparimi në fushën e Unionit Doganor me të cilën udhëheq Drejtoria Doganore, bëjnë të ditur nga Drejtoria.
Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) - Në raportin e Komisionit Evropian për përparimin e shtetit është notuar se ka një nivel i lartë përparimi në fushën e Unionit Doganor me të cilën udhëheq Drejtoria Doganore, bëjnë të ditur nga Drejtoria.
Në komunikatë theksohet se në raportin e KE-së është shënuar rritja e mbledhjes së të ardhurave nga Drejtoria e Doganave, gjegjësisht të ardhurat totale për vitin 2024 janë 6,3 për qind më të larta krahasuar me vitin 2023, duke e kaluar pragun e dy miliardë eurove. Sipas drejtorit të Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski, përparimi i shënuar nga KE është një tjetër dëshmi e fortë se Drejtoria e Doganave po zbaton masa dhe politika reformuese të rëndësishme, të cilat duhet të mundësojnë përshpejtimin e integrimit të shtetit tonë në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.
"Niveli i lartë i përparimit, i shënuar nga Komisioni Evropian, është një tjetër dëshmi e fortë se Drejtoria e Doganave po zbaton masa dhe politika reformuese të rëndësishme, të cilat duhet të mundësojnë përshpejtimin e integrimit të shtetit tonë në tregun e përbashkët të BE-së", thotë Nikollovski.
Në pjesën e kapaciteteve operative dhe administrative, përmendet Strategjia e re për zhvillimin e Drejtorisë së Doganave 2025 - 2027, me theks të veçantë në krijimin e një sistemi të gjerë inteligjent. Po ashtu, në raport është vënë re edhe rritja e numrit të rasteve të sekuestrimeve.
"Veçanërisht është theksuar përparimi në përshtatjen dhe përmirësimin e sistemeve TIK – sistemi i ri i kompjuterizuar i transitit Faza 5, i cili është përfunduar dhe vënë në përdorim në janar të këtij viti, si dhe zhvillimi i sistemit për regjistrimin dhe identifikimin e operatorëve ekonomikë (EORI) dhe menaxhimi i unifikuar i përdoruesve dhe nënshkrimit digjital", qëndron në kumtesë.
Në pjesën e legjislacionit, Komisioni ka shënuar një nivel të lartë përputhshmërie të legjislacionit doganor me të drejtën e BE-së. Është ratifikuar Protokolli për eliminimin e tregtisë ilegale me produkte duhani nga Konventa Kërkimore e OBSH-së për kontrollin e duhanit, duke theksuar se shteti ka një detyrë të rëndësishme në luftën kundër mashtrimeve doganore, sidomos në parandalimin e kontrabandës së produkteve të duhanit.
"Në luftën kundër korrupsionit, si një nga prioritetet kryesore të Drejtorisë së Doganave, në raport është theksuar miratimi i Strategjisë për Integritet dhe Luftën kundër korrupsionit për periudhën 2024-2027, e cila përfshin 22 masa të synuara për parandalimin e korrupsionit. Në pjesën e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale, rezultatet e Drejtorisë së Doganave janë veçanërisht të spikatura. Komisioni Evropian thekson se në vitin 2024 janë sekuestruar 147.525 produkte në 73 raste për dyshim të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale" theksohet në komunikatën e Drejtorisë.
Në fushën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal, në raportin e KE-së është theksuar Memorandumi i Bashkëpunimit i nënshkruar mes Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, i cili ka për qëllim përmirësimin e efikasitetit të kontrollit doganor dhe parandalimin e mashtrimeve doganore, si dhe përshpejtimin e tregtisë ligjore mes dy vendeve.
Foto: Arkivi i MIA-s