• петок, 05 декември 2025

DPHM: Nga nesër deri të shtunën mot kryesisht me vranësira me reshje shiu

DPHM: Nga nesër deri të shtunën mot kryesisht me vranësira me reshje shiu

Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) - Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, nga nesër deri të shtunën do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Nesër dhe të enjten priten reshje më të dendura shiu, kur do të bien mbi 25 litra për metër katror për 24 orë. Stabilizim i motit pritet nga e diela, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Për shkak të zbritjes së një mase ajri më të ftohtë nga veriu, theksohet në kumtesën, të enjten në male reshjet do të shndërrohen në borë, ndërsa temperaturat ditore do të ulen për 4-6 gradë krahasuar me temperaturat e ditës së nesërme. 

Edhe në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu deri të shtunën. Në disa pjesë të luginës, reshjet herë pas here do të jenë më të dendura dhe pritet të bien mbi 15 litra për metër katror për 34 orë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан