• четврток, 27 јуни 2024

DPHM: Nesër shi i kohëpaskohshëm i rrëmbyeshëm dhe bubullima, veçanërisht në pjesët lindore

DPHM: Nesër shi i kohëpaskohshëm i rrëmbyeshëm dhe bubullima, veçanërisht në pjesët lindore

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me shi të kohëpaskohshëm të rrëmbyeshëm dhe bubullima, veçanërisht në pjesët lindore të shtetit. Lokalisht do të ketë kushte për stuhi afatshkurte, informojnë nga DPHM. 

Temperatura minimale do të lëvizë prej 13 deri 21, ndërsa ajo maksimale prej 23 deri 33 gradë.

DPHM paralajmëron se gjatë fundjavës moti do të jetë i qëndrueshëm dhe më i nxehtë, ndërsa përsëri paqëndrueshmëri priten nga e marta. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан