• петок, 05 декември 2025

Donacion prej dy monitorë pacientësh edhe një inhalator mori Klinika e Fëmijëve

Donacion prej dy monitorë pacientësh edhe një inhalator mori Klinika e Fëmijëve

Shkup, 19 nëntor 2025 (MIA) - Dy monitorë pacientësh dhe një inhalator mori sot Klinika Universitare për sëmundje të fëmijëve. 

Drejtori i Klinikës, Rexhep Memedi, deklaroi se monitorët e pacientëve janë shumë të rëndësishëm për monitorimin e funksioneve jetësore të pacientëve të sëmurë më rëndë, ndërsa inhalatori është veçanërisht i rëndësishëm për pacientët me fibrozë cistike.

"Ky donacion i rëndësishëm do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, përkatësisht të kujdesit mjekësor që pacientët marrin në Klinikën për sëmundje të fëmijëve dhe do të ndihmojë në përmirësimin e trajtimit të pacientëve tanë", tha dr. Memedi.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, ai tha se rreth 70.000 pacientë vijnë në Klinikë çdo vit dhe çdo përmirësim i kapaciteteve është në interes të shëndetit të tyre.

Kryetari i Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë, Mile Boshkov, deklaroi se presin që edhe organizatat e tjera të biznesit të ndjekin këtë hap, sepse duke ndihmuar shoqërinë tonë, ato po ndihmojnë edhe të ardhmen.

"Nuk është rastësi që, për arsye personale dhe në emër të Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë, vendosëm që një nga përfituesit kryesorë të donacionit të jetë Klinika e Fëmijëve. Fëmijët janë më të rëndësishmit për ne dhe për këtë arsye presim të ndërtojmë më tej mbështetje serioze dhe t'i motivojmë kompanitë të investojnë në shëndetin e të rinjve dhe në të ardhmen e Maqedonisë", shtoi Boshkov.

Donacioni me vlerë tetë mijë dollarë u sigurua nga zyra e Taipeit në Romë në bashkëpunim me Konfederatën e Biznesit të Maqedonisë. ls/

Foto: MIA

 

 

Остани поврзан