• четврток, 17 октомври 2024

Do të vazhdojmë t'i prezantojmë qëndrimet tona dhe ta zhbllokojmë afrimin drejt BE-së, thotë zëdhënësja qeveritare

Do të vazhdojmë t'i prezantojmë qëndrimet tona dhe ta zhbllokojmë afrimin drejt BE-së, thotë zëdhënësja qeveritare

Shkup, 15 tetor 2024 (MIA) - Qeveria e Maqedonisë e ka uruar Shqipërinë për fillimin e negociatave aderuese, por shpreh edhe keqardhje të madhe për atë në çfarë gjendje ndodhet shteti ynë, tha sot zëdhënësha Marija Miteva.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Miteva theksoi se do të vazhdojë prezantimi i qëndrimeve dhe pozicioneve tona dhe zhbllokimi i procesit të lëvizjes së vendit drejt BE-së.

"Si Qeveri mund të shprehim kënaqësi dhe ta urojmë Shqipërinë për fillimin, por edhe të shprehim keqardhje të madhe për atë në çfarë gjendje ndodhet shteti ynë. Kryeministri dje kishte elaborim të detajuar për gjendjet që janë diskutuar në kuadër të Procesit të Berlinit, tha se nga Gjermania kemi mbështetje të fuqishme për vazhdimin e procesit eurointegrues. I kemi prezantuar pozicionet tona në lidhje me bllokadën me të cilën përballemi dhe si Qeveri do të vazhdojmë të flasim për atë që t'i prezantojmë qëndrimet tona dhe ta zhbllokojmë procesin në të cilin ndodhet Maqedonia", theksoi Miteva në konferencën për shtyp.

Tashmë është mbajtur Konferenca e dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri, me çka Tirana praktikisht i ka filluar negociatat aderuese sipas klastereve. Kryeministri shqiptar Edi Rama sot nga Luksemburgu porositi se pengimin e Maqedonisë së Veriut i është shkaktuar dëm i madh shtetit, njerëzve dhe rajonit. Sipas tij, bilateralizimi i rrugës së një vendi drejt BE-së është punë e dhimbshme, sepse nëse bilateralizohet ky proces, vetëm i shkaktohen dëme këtij shteti. mb/

   

 

 

 

Остани поврзан