• петок, 05 декември 2025

Dizeli shtrejtohet për një denarë, ndërsa benzinat për gjysmë denari

Dizeli shtrejtohet për një denarë, ndërsa benzinat për gjysmë denari

Shkup, 10 nëntor 2025 (MIA) - Nga sonte në mesnatë dizeli shtrejtohet për një denarën, ndërsa benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 për gjysmë denari për litër. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon, vendosi KRRE. 

Çmimi i shtijes me pakicë të Mazutit M-1 bie për 0,486 den/lg dhe tani do të jetë 36,427 den/kg. 

Sipas vendimit të Komisionit nga mesnata benzina EUROSUPER BS - 95 do të jetë 74,50 denarë për litër, benzina EUROSUPER BS - 98 do të shitet nga 76,50 denar/litër, dizeli EURODIZEL BS (D-E-V) 72,00 denarë për litër, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri 1 (EL-1) 69,50 denarë për litër. 

Nga KRRE theksojnë se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake shënojnë rritje në mesatare: te benzinat 0,613 për qind, te dizeli për 2,881 për qind, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 0,251 për qind dhe te mazuti gjithashtu ka ulje për 2,898 për qind. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

Остани поврзан