• петок, 05 декември 2025

"Dixhej Ahmet" i Unkovskit fitoi gjashtë çmime në tre festivale të ndryshme gjatë një fundjave

Shkup, 17 nëntor 2025 (MIA) - Filmi "Dixhej Ahmet", mbështetur nga Agjencia për film e Maqedonisë së Veriut, këtë fundjavë shënoi sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, duke fituar gjashtë çmime prestigjioze në tre festivale evropiane të filmit në vetëm dy ditë.

"Nga premiera e vet, 'Dixhej Ahmet" vazhdimisht merr pritje të shkëlqyeshme nga publiku - shikuesit me projeksionet me entuziazëm thonë se filmi i ka befasuar, prekur dhe mahnitur.  Mu ajo mbështetje e sinqertë reflektohet edhe në vëmendjen që e merr në festivalet ndërkombëtare", qëndron në kumtesën nga Agjencia për film.

Në Festivalin filmik të Bosforit (@bogaziciff) filmi fitoi Çmimin special të jurisë dhe Çmimin për aktorin më tël mirë për Arif Jakup në rolin e Dixhej Ahmetit.

Në Festivalin evropian të filmit në Sevilje (SEFF) (@festivalsevilla) pasuan dy mirënjohje të reja, Gran pri e jurisë dhe Çmimi për aktorin më të mirë - sërish për Arif Jakup.

Në Braunshvajg në Festivalin internacional të filmit (@filmfestivalbraunschweig) filmi fitoi Çmimin e jurisë për fimin më të mirë debutues evropian apo filmi i dytë (Volkswagen Financial Services Film Prize) dhe Çmimin nga publiku për filmin më të mirë evropian debutues apo filmin e dytë (Der Heinrich).

Nga ekipi i "DJ Ahmet" thonë se kjo është mirënjohje e jashtëzakonshme për tërë ekipin, posaçërisht për Arfi Jakup dhe Georgi M. Unkovski dhe se Maqedonia sërish p-o e shfaqë talentin e vet në hartën botërore të filmit.

Filmi është mbështetur nga disa institucione nacionale dhe ndërkombëtare, mes të cilave Eurimages, Czech Film Center, HAVC, Qendra filmike e Serbisë dhe të tjera. ab/

Foto: Agjencia për film e RMV-së

 

 

Остани поврзан