"Ditët e Vardarit 2025" për menaxhimin e qëndrueshëm me pellgun e lumit
- Çështjet kryesore për menaxhimin e qëndrueshëm me pellgun e lumit Vardar sot dhe nesër do të diskutohen në ngjarjen "Ditët e Vardarit 2025" e organizuar në kuadër të Programit për menaxhimin, përdorimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësore në Maqedoni.
Shkup, 24 nëntor 2025 (MIA) - Çështjet kryesore për menaxhimin e qëndrueshëm me pellgun e lumit Vardar sot dhe nesër do të diskutohen në ngjarjen "Ditët e Vardarit 2025" e organizuar në kuadër të Programit për menaxhimin, përdorimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësore në Maqedoni.
Zbatuesit dhe shfrytëzuesit kryesorë të projektit janë Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Në hapjen e ngjarjes fjalim do të kenë Ana Llashkoska, zëvendësministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Albrim Hoxha, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonimisë së Ujërave, Igor Nikoski, drejtori i Drejtorisë së Mjedisit Jetësor, Dame Dimitrovski, këshilltar i Mjedisit Jetësor të kryeministrit, Kristof Zomer, ambasadori i Zvicrës dhe Shtefan Hudolin, udhëheqës në sektorin e bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së, paralajmëroi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. rq/
Foto: arkivi i MIA-s