Ditë e hapur në Këshillin e prokurorëve publik për kandidatët me trajnim të përfunduar nga gjenerata e tetë e AGJPP-së
- Këshilli i prokurorëve publik sot organizon ditë të hapur për kandidatët me trajnim të përfunduar nga gjenerata e tetë e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik "Pavel Shatev" - Shkup.

Shkup, 12 shkurt 2025 (MIA) - Këshilli i prokurorëve publik sot organizon ditë të hapur për kandidatët me trajnim të përfunduar nga gjenerata e tetë e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik "Pavel Shatev" - Shkup.
Qëllimi, siç është paralajmëruar, është njohja me procedurën pas konkursit të shpallur, dinamikën kohore, si dhe e punën e përgjithshme të prokurorisë publike.
këshilli i prokurorëve publik javën e kaluar shpalli konkurs për zgjedhje të gjithsej 47 prokurorëve publik nëpër disa Prokurori themelore publike në territorin e vendit. Është shpallur konkurs për zgjedhje të 14 prkurorëve publik në PTHP Shkup, katër në PTHP Tetovë, nga tre në PTH Kumanovë, Ohër, Prilep dhe Shtip, nga dy në PTHP Gjevgjeli, Manastir, Gostivar, Kërçovë dhe Strumicë dhe nga një në PTHP në Kriva Pallankë, Veles, Resnjë, Strugë, Radovish, Dellçevë dhe Koçan.
Akadmeia për gjykatës dhe prokurorë publik "Pavel Shatev" paraprakisht i ndau vërtetimet e kandidatëve për gjykatës dhe prokurorë publik nga gjenerata e tetë në trajnimin fillestar të Akademisë. Vërtetime morën gjithsej 97 kandidatë, prej të cilëve 50 janë gjykatës, ndërsa 47 prokurorë publik. ab/
Foto: МIА arkivi