Dita e tretë e debatit për Propozim-buxhetin për vitin 2026
- Në Komisionin kuvendor për Financim dhe Buxhet sot vazhdon dita e tretë e debatit për Propozim-buxhetin për vitin 2026. Dhe sot deputetët nga pushtetit dhe opozita me qëndrime të kundërta dhe akuza të ndërsjellta për rritjen e ekononisë dhe për atë se kush ka konribuar më shumë në standartin e jetesës së qytetarëve.
Shkup, 17 nëntor 2025 (MIA) - Në Komisionin kuvendor për Financim dhe Buxhet sot vazhdon dita e tretë e debatit për Propozim-buxhetin për vitin 2026. Dhe sot deputetët nga pushtetit dhe opozita me qëndrime të kundërta dhe akuza të ndërsjellta për rritjen e ekononisë dhe për atë se kush ka konribuar më shumë në standartin e jetesës së qytetarëve.
Për opozitën, buxheti i propozuar nuk bazohet në projeksione reale, por në ato optimiste dhe po përdoret për të blerë paqe sociale, ndërsa Qeveria nuk ka asnjë plan për të përmirësuar standardet e jetesës së qytetarëve. Për shumicën qeverisëse, buxheti është real dhe në atë përfshihen investime në disa fusha kyçe. Në shtatë vitet e fundit, vlerësuan deputetët e shumicës në pushtet, LSDM-ja shpenzoi buxhetin kombëtar, ndërsa PBB-ja ishte parashikuar në 1,1 për qind, për dallim nga tani kur PBB-ja është projektuar në 3,2 për qind.
Sipas Lupço Prenxhov nga VMRO-DPMNE, është mirë që në buxhet janë planifikuar mjete për gazifikimin e pjesëve të vendit dhe se po rriten mjetet për dixhitalizim. Pozitivisht, beson Prenxhov, është dhe ajo që ka mjete të planifikuara në kuadër të programit të Ministrisë së Ekonomisë dhe të Qeverisë për tërheqjen e investimeve të huaja.
"Thoni se kemi pasur borxh gjashtë-shtatë miliardë vitin e kaluar, ndërsa e vërteta është se Maqedonia ka qenë pjesërisht pa borxhe që nga koha kur ju ishit në pushtet, tha Prenxhov.
Deputeti Fatmir Bytyqi nga LSDM-ja në kundërpërgjigje potencoi se në porpozim-buxhet nuk janë planifikuar mjete për konvikte studentore, palestra sportive në shkollat e mesme, apo për programin e përfaqësimit të drejtë....
"Nëse arrini 19 për qind inflacion, ndërsa mesatarja në Bashkimin Evropian është 24, duhet të jeni krenarë sepse kjo është 40 për qind më pak se mesatarja në Bashkimin Evropian, por është për të ardhur keq nëse keni inflacion prej 4,5 për qind, ndërsa mesatarja në Bashkimin Evropian është dy për qind, sepse kjo është 120 për qind më e lartë se inflacioni në vendin tuaj. Kështu matet ekonomia". tha Bytyçi.
Bytyqi iu referua edhe pezullimit të mjeteve nga programi IPARD dhe ndërtimit të hekurudhës së Korridorit 10.
"Rastësisht mos e keni parë fotografinë e rrjetit Trans-Evropian të transportit të publikuar nga Bashkimi Evropian, i cili do të financohet me para evropiane. Ku është hekurudha me shpejtësi të lartë për Korridorin 10 apo është fshirë plotësisht?, pyeti Bytyçi.
Dhe sipas Rina Ajdarit nga koalicioni i Frontit Evropian, vlerësoi se po bie besimi i investitorëve dhe se shteti po shpenzon më shumë sesa prodhon.
Ka mungesë transparence në shpenzimet publike, buxheti është i pazhvillueshëm, i pariformueshëm dhe diskriminues", tha Ajdari.
Debati për Propozim-buxhetin vazhdon në orën 15. rq/
Foto: arkivi i MIA-s