Disa operacione policore janë duke u zhvilluar, duke përfshirë edhe një ekip hetues ndërkombëtar
- Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike konfirmojnë se në territorin e vendit janë duke u zhvilluar disa aksione policore, por më shumë detaje do të njoftojnë pas përfundimit të aksioneve.

Shkup, 2 shkurt 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike konfirmojnë se në territorin e vendit janë duke u zhvilluar disa aksione policore, por më shumë detaje do të njoftojnë pas përfundimit të aksioneve.
"Po zhvillohen aktivitetet e një grupi të përbashkët hetimor ndërkombëtar, i cili në territorin tonë koordinohet nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Më shumë aksione policore dhe të tjera janë në vazhdim dhe nuk mund të ndahen detaje të mëtejshme për momentin për të mos ndërprerë procedurën. Sapo të përfundojnë aktivitetet operative, institucionet e përfshira në mënyrë të koordinuar do ta informojnë publikun", thonë nga Prokuroria Publike.
Edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n konfirmuan se po zhvillohen disa aksione policore, por më shumë informata paralajmërojnë pas përfundimit të aksionit.
Sipas një pjese të mediave, bëhet fjalë për një aksion për zbulimin dhe konfiskimin e parave të falsifikuara. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s