• петок, 20 февруари 2026

Dhjetë të vrarë dhe 27 të plagosur në një sulm të armatosur në shkollën e mesme në Kolumbinë Britanike, Kanada

Dhjetë të vrarë dhe 27 të plagosur në një sulm të armatosur në shkollën e mesme në Kolumbinë Britanike, Kanada

Tambler Rixh, 11 shkurt 2026 (MIA) - Në një sulm të armatosur në shkollën e mesme Tambler Rixh, në Kolumbinë Britanike, në Kanada, janë vrarë dhjetë persona, duke përfshirë edhe sulmuesin, bënë të ditur autoritetet.

BBC njofton se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 13:20 sipas orës lokale.

Policia ka gjetur gjashtë të vdekur në një shkollë, ndërsa i shtati ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa dy persona janë gjetur ka shenja jete në një shtëpi në afërsi të shkollës.

Policia beson se dy rastete vdekjes në shtëpi janë të ndërlidhur me incidentin në shkollë.

Sulmuesi, gjithashtu është gjetur i vdekur, ndërsa policia beson se lëndimet vdekjeprurëse i ka shkaktuar vetë.

Shefi i policisë Ken Flojd deklaroi se 25 persona kanë marrë lëndime më të lehta, ndërsa dy persona kanë marrë lëndime serioze.

Полицијата пронашла шест мртви лица во училиштето, додека седмиот починал на пат кон болницата, а две лица биле пронајдени без знаци на живот во куќа во близина на училиштето.  Полицијата вер

Në një paralajmërim sigurie të dërguar në kohën e sulmit, e dyshuara është identifikua si një "femër e veshur me fustan, me flokë ngjyrë kafe".

Zyrtarët thonë se e dinë identitetin e autorit të sulmit, por ende nuk e kanë bërë të ditur emrin ose gjininë.

Policia ende nuk e ka identifikuar llojin e armës së përdorur në sulm ose moshat e viktimave.

Kryeministri i Kolumbisë Britanike, Dejvid Abi, në një konferencë për shtyp tha se policia mbërriti në vendin e sulmit brenda dy minutash nga telefonata, duke parandaluar që një tragjedi e tmerrshme të përkeqësohej.

Kompleksi shkollor përfshin një shkollë fillore dhe të mesme, nga të cilat u evakuuan rreth 1.000 nxënës dhe mësues.

Qyteti Tambler Rixh, me një popullsi prej rreth 2.400 banorësh, është rreth 1.200 km nga Vankuveri dhe pranë kufirit me Albertën. mb/

Foto: printskrin Iks

Остани поврзан