"Dezinformatat: si të njihen dhe të parandalohen" - ngjarje me të cilën përmbyllet Tuining projekti "Përforcimi i kapaciteteve të ASHMAA dhe të Servisit Publik Radiodifuziv"
- “Dezinformatat: si të njihen dhe të parandalohen”, është titulluar ngjarja e cila do të mbahet sot, ndërsa me të cilën përmbyllet Tuining projekti "Përforcimi i kapaciteteve të ASHMAA dhe të Servisit Publik Radiodifuziv". Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa është zbatuar nga Fondacioni gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar Juridik.

Shkup, 24 janar 2025 (MIA) – “Dezinformatat: si të njihen dhe të parandalohen”, është titulluar ngjarja e cila do të mbahet sot, ndërsa me të cilën përmbyllet Tuining projekti "Përforcimi i kapaciteteve të ASHMAA dhe të Servisit Publik Radiodifuziv". Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa është zbatuar nga Fondacioni gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar Juridik.
Siç bënë të ditur nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizuele (ASHMAA), në kuadër të ngjarjes do të mbahet panel diskutim dhe promovim i Doracakut për përballje me dezinformatat, ndërsa fjalime hyrëse do të kenë Holger Albrih, lider projekti, Llazo Petrushevski kryetar i Këshillit të ASHMAA, Dragan Nikollovski, kryeredaktor përgjegjës i servisit të parë programor të Radio Televizionit të Maqedonisë.
Për panel diskutimin është paralajmëruar prania edhe e Mihalis Rokas, ambasador i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Petra Dreksler, ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s