“Detektor”: Gjithsej 64 për qind e qytetarëve janë kundër ndryshimeve kushtetuese
- Gjithsej 64 për qind e qytetarëve konsiderojnë se shumica qeveritare nuk duhet të pranojë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë qoftë edhe me çmimin e shtyrjes së fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa 45 për qind konsiderojnë se Qeveria do ta tejkalojë kontestin me Bullgarinë, tregon anketa e fundit që për emisionin "Detektor" e realizoi Instituti për hulumtime politike Shkup (IHPSH).

Shkup, 6 prill 2025 (MIA) - Gjithsej 64 për qind e qytetarëve konsiderojnë se shumica qeveritare nuk duhet të pranojë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë qoftë edhe me çmimin e shtyrjes së fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa 45 për qind konsiderojnë se Qeveria do ta tejkalojë kontestin me Bullgarinë, tregon anketa e fundit që për emisionin "Detektor" e realizoi Instituti për hulumtime politike Shkup (IHPSH).
Të ndarë sipas përkatësisë etnike, madje rreth 82 për qind e të anketuarve maqedonas thonë se bullgarët nuk duhet të përfshihen në Kushtetutë, ndërsa te të anketuarit shqiptarë, 56 për qind mbështesin ndryshimin e Kushtetutës.
Gjithsej 45 për qind e të anketuarve besojnë se qeveria do ta tejkalojë kontestin me Bullgarinë dhe do të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian që është tre për qind më shumë se e njëjta përgjigje dhënë vitin e kaluar. Megjithatë, 30 për qind e anketuesve vlerësojnë se kontesti nuk do të zgjidhet kurrë, ndërsa vetëm 7 për qind konsiderojnë se deri te zgjidhja do të arrihet deri në fund të këtij viti.
Nëse vendi merr garanci shtesë, 41 për qind e qytetarëve konsiderojnë se duhet t'i qaset ndryshimit të Kushtetutës, ndërsa 43 për qind e të anketuarve thonë jo.
Një përqindje e lartë e të anketuarve, madje 50.5, konsiderojnë se administrata e re amerikane mund të ndihmojë që të arrihet një zgjidhje e pranueshme midis Shkupit dhe Sofjes.
Anketa e opinionit publik për "Detektor" është realizuar nga IHPSH me një anketë telefonike të realizuar nga data 1 deri më 4 mars të këtij viti prej 1050 të anketuar nga mbarë vendi.
Foto: "Detektor"