Derivatet shtrenjtohen nga gjysmë deri një denar për litër
- Dizeli prej sot në mesnatë shtrenjtohet për një denar për litër, ndërsa çmimi i benzinave dhe i vajit ekstra të lehtë për amvisëri rritet për gjysmë denari, vendosi sot Komisioni rregullator për enegjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale (KRRE). Me këtë vendim bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,33 për qind.

Shkup, 17 shkurt 2025 (MIA) - Dizeli prej sot në mesnatë shtrenjtohet për një denar për litër, ndërsa çmimi i benzinave dhe i vajit ekstra të lehtë për amvisëri rritet për gjysmë denari, vendosi sot Komisioni rregullator për enegjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale (KRRE). Me këtë vendim bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,33 për qind.
Çmimi i ri shitjes me pakicë të EUROSUPER BS - 95 do të jetë 80 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 82, EURODIZEL BS (D-E V) për 74, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 73,5 denarë për litër.
Me vendimin e KRRE-së për 0,802 denarë për kilogram ulet çmimi i shitjes me pakicë i Mazutut M-1 dhe do të jetë 47,209 denarë.
Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen e kaluar shënojnë rritje tek benzinat mesatarisht për 0,961 për qind, tek dizeli për 2,131 dhe tek vaji ekstra i ëehtë për 2,031 për qind, prëderisa tek mazuti ka ulje për 2,27 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin sipas të cilit ishin formuar çmimet me përllogaritjen e kalaur, ndërkaq, është më i lartë për 0,0097 për qind. ab/
Foto: МIА arkivi