Derisa të ndërtohen instalacionet kogjenerative dhe Çebreni, opsion janë sistemet me bateri
- Investimet në burime ripërtëritëse janë të mira, por për sistem stabil energjetik na nevojitet prodhim i energjisë bazë. Sistemet për energji bazë, si Çebreni dhe Galishte, do të duhet t'i realizojmë në periudhën në vijim, por ndërtimi i tyre po zgjatë me vite, ndërkaq një luks të tillë nuk mund ta lejojmë. Prandaj, për një afat më të shkurtë, duhet të gjejmë mënyrë për investime tër eja, të shpejta në instalacione kogjenerative për prodhim të energjisë ngrohëse dhe elektrike. Energjia ngrohëse është e rëndësishme për ne që ta ndryshojmë mënyrën e ngrohjes tek shumica e amvisërive, tha kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE), Marko BIslimovski.

Shkup, 22 janar 2025 (MIA) - Investimet në burime ripërtëritëse janë të mira, por për sistem stabil energjetik na nevojitet prodhim i energjisë bazë. Sistemet për energji bazë, si Çebreni dhe Galishte, do të duhet t'i realizojmë në periudhën në vijim, por ndërtimi i tyre po zgjatë me vite, ndërkaq një luks të tillë nuk mund ta lejojmë. Prandaj, për një afat më të shkurtë, duhet të gjejmë mënyrë për investime tër eja, të shpejta në instalacione kogjenerative për prodhim të energjisë ngrohëse dhe elektrike. Energjia ngrohëse është e rëndësishme për ne që ta ndryshojmë mënyrën e ngrohjes tek shumica e amvisërive, tha kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE), Marko BIslimovski.
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin e TV Sitel, Bislimovski përmendi se derisa të ndërtohen edhe instalacionet kogjeneruese për të cialt nevojiten dy deri katër vite, vendi nuk ka opsion tjetër përveç se investimet në bateri.
"Bateritë janë teknologjia e re, e rritjes së shpejtë. për momentin janë aktuale ato që zbrazen për dy orë, por tashmë po paraqiten në tregje bateri të cilat zbrazen për katër orë. Besoj se kapaciteti do të rritet. Ndërkohë derisa të bëhen instalacionet kogjeneruese dhe Çebreni dhe galishte, absolutisht do të na ndihmojnë bateritë. Edhe investuesit të cilët ndërtuan fotovoltaikë, për të shitur edhe në periudha kur rryma është shumë më e shtrenjtë, janë të interesuar për sisteme me bateri", theksoi Bilsimovski.
Sipas tij, Maqedonia është relativisht mirë e lidhur me Greqinë, Bullgarinë dhe Serbinë, ndërsa tani është në fazë përparimtare ndërtimi i interkoneksionit të ri me Shqipërinë, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Në pyetjen çka nëse presidenti amerikan Tramp kërcënon se vendet evropiane duhet të blejnë gaz nga SHBA-ja dhe si kjo do të reflektohet ndaj çmimit të rrymës, Bislimovski potencoi se vendi duhet të mbajë llogari për interesat e veta.
Lidhur me lëvizjet globale, është fatk, theksoi, se në disa mujat e fundit çmimi i gazit natyror në Evropë është rritur për 15 - 20 euro për megavat orë.
Vlerësim i tij është se vendi ka hyrë thellë në tranzicionin energjetik. ab/
fotо: МIА arkivi dhe printskrin