Deri në fund të ditës mot i vranët me periudha dielli, prej nesër shi dhe borë
- – Moti deri në fund të ditës do të jetë i ndryshueshëm me vranësira ne periudha dielli. Nëpër disa lugina në pjesën më të madhe të ditës me mjegull dhe vranësira të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura maksimale në lugina me mjegull do të lëvizë në interval prej -3 deri 2, ndërsa në pjesën tjetër të vendit prej 6 deri 10 gradë, informojnë nga DPHM.

Shkup, 20 janar 2025 (MIA) – Moti deri në fund të ditës do të jetë i ndryshueshëm me vranësira ne periudha dielli. Nëpër disa lugina në pjesën më të madhe të ditës me mjegull dhe vranësira të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura maksimale në lugina me mjegull do të lëvizë në interval prej -3 deri 2, ndërsa në pjesën tjetër të vendit prej 6 deri 10 gradë, informojnë nga DPHM.
Në Shkup, në pjesën më të madhe të ditës do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta. Pasdite do të ketë ulje të pjesshme të vranësirave. Temperatura do të jetë deri 2 gradë.
Sinoptikët për nesër paralajmërojnë reshje më të mëdha të shiut dhe borës në vendet më të ulëta dhe borë në vendet më të larta dhe në male.
“Reshjet do të jenë të dobëta, ndërsa në pjesët perëndimore me intensitet mesatar. Pastaj në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Të premten kryesisht në pjesët veriore do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në male të borës”, njoftojnë nga DPHM. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s