• петок, 05 декември 2025

Deputetët me vullnetarë të Kryqit të Kuq dolën në terren me rastin e Ditës Botërore të Vullnetarizmit

Deputetët me vullnetarë të Kryqit të Kuq dolën në terren me rastin e Ditës Botërore të Vullnetarizmit

 Shkup, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Me rastin e 5 Dhjetorit - Ditës Botërore të Vullnetarizmit, deputetët së bashku me vullnetarët e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, këtë mëmgjes dolën në terren për të ndihmuar aty ku është e nevojshme.

Siç u shpjegua, aktivitetet përfshijnë paketimin dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare, mbështetje për të pastrehët, ndihmë për të moshuarit dhe personat e pafuqishëm në kushte shtëpiake, aktivitete sociale për të mbështetur të moshuarit, mbështetje për personat me aftësi të kufizuara, aktivitete promovuese në fushën e ndihmës së shpejtë dhe dhurimit të gjakut dhe aktivitete të tjera humanitare dhe sociale në komunitete. 

 

Para se të dalin në terren, në ambuientet e Kryqit të Kuq në Shkup, kryetari i organizatës, Romel Velev. Ai i njoftoi deputetët me punën e Kryqit të Kuq, duke u kujtuar atyre se këtë vit festuan 80-vjetorin jubilar dhe se kanë 33 organizata komunale në të gjithë shtetin.

"Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot po punon krah për krah me një grup deputetësh, të cilët kanë treguar gatishmëri për të ndarë pak nga koha e tyre e çmuar, të dalin në terren, për t'u afruar njerëzve dhe për të ndjerë zemrën e vërtetë të humanitetit", nënvizoi Velevi. 

 

Ai i falënderoi, duke thënë se ky shembull tregon se vullnetarizmi është një vlerë universale.

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi tha se kur kanë folur për idenë, i pëlqeu dhe se përputhej me vizionin për ta afruar Kuvendin me qytetarët. 

 

Gashi uroi Ditën e Vullnetarizmit dhe tha se një organizim i tillë duhet të vazhdojë prapa kamerave.

Kryetari i Kuvendit shtoi se Ligji për Vullnetarizmin është pak i vjetëruar dhe duhen bërë disa ndryshime, në mënyrë që, siç theksoi, të përshtatet me sfidat e sotme. 

 Foto:MIA

 

Остани поврзан