Deputeti Talevski në Takimin vjeshtor të Sekretariatit ndërkombëtar të Asamblesë ndërparlamentare të Ortodoksisë
- Deputeti Mile Talevski, shef i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Ndërparlamentare të Ortodoksisë, i cili është gjithashtu anëtar i Sekretariatit Ndërkombëtar të ANO-së së Ortodoksisë, mori pjesë në Takimin Vjeshtor të këtij trupi, që u mbajt nga 15 deri më 18 nëntor 2025 në Aman, Jordani.
Shkup, 19 nëntor 2025 (MIA) - Deputeti Mile Talevski, shef i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Ndërparlamentare të Ortodoksisë, i cili është gjithashtu anëtar i Sekretariatit Ndërkombëtar të ANO-së së Ortodoksisë, mori pjesë në Takimin Vjeshtor të këtij trupi, që u mbajt nga 15 deri më 18 nëntor 2025 në Aman, Jordani.

Siç kumtoi shërbimii kuvendit për shtyp, fjalim përshëndetës në fillim të takimit mbajti kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Mazen El Kadi, i cili theksoi se në kushtet e sfidave të sigurisë me të cilat përballet Lindja e Mesme, fakti që takimi i Sekretariatit Ndërkombëtar të ANO-së së Ortodoksisë po mbahet në Aman, Jordani, dërgon një mesazh të fortë për nevojën e dialogut ndërfetar, respektit për diversitetet dhe unitetin. Ai theksoi se dialogu midis feve dhe kulturave është bazë për paqe dhe stabilitet. Jordania është vend që është promotor i paqes dhe stabilitetit në rajonin jashtëzakonisht të trazuar.
"Sekretari i Përgjithshëm i ANO-së së Ortodoksisë, Maksimos Karakopoulos, falënderoi kryetarin El Kadi për mikpritjen e tij dhe shtoi se kjo organizatë ndërparlamentare mbetet e përkushtuar për tejkalimin e kontesteve në mënyrë paqësore dhe e mbështet çdo përpjekje diplomatike për të zgjidhur konfliktet, që nënkupton respektimin e të drejtave individuale dhe kolektive", seket në kumtesë.
Ai iu referua aktiviteteve të deritanishme të Sekretariatit Ndërkombëtar të ANO-së së Ortodoksisë, duke theksuar se prioritetet kryesore janë promovimi i dialogut ndërfetar, i cili është bazë për ndërtimin e një të ardhmeje të begatë dhe stabilitetit.

Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të ANO-së së Ortodoksisë, deputeti rumun Jan Vulpesku, theksoi se roli i udhëheqësve fetarë në përballimin e konflikteve dhe dhunës në të gjithë botën duhet të merret në konsideratë. Ai shtoi se një nga rolet e ANO-së së Ortodoksisë është të marrë pjesë në krijimin e kanaleve të komunikimit midis trupave parlamentarë dhe fetarë.
Diskutimi u përqendrua në mënyrën e promovimit të dialogut ndërfetar në të gjitha zonat e krizës dhe kudo që shkelen të drejtat e njeriut përmes bashkëpunimit ndërparlamentar, dhe gjithashtu diskutoi shkeljen e të drejtave të qytetarëve sirianë që janë të krishterë. Bashkëbiseduesit theksuan se të drejtat e njeriut duhet të respektohen, pavarësisht nga përkatësia fetare, dhe për këtë arsye, si parlamentarë në ANO-në e Ortodoksisë, ata duhet të punojnë së bashku për të promovuar dialogun ndërfetar.
Delegacioni i ANO-së së Ortodoksisë pati gjithashtu mundësinë të takohej me Princin Hasan bin Talal, i cili njihet si një nga intelektualët dhe humanitarët më të respektuar në Jordani dhe Lindjen e Afërt, ndërsa puna e tij është përqendruar në dialogun ndërfetar, të drejtat e njeriut dhe paqen për shumë vite.

Si pjesë e aktiviteteve të Takimit Pranveror të ANO-së së Ortodoksisë, u mbajt edhe prezantimi i Vëllimit mbi "Aja Sofinë - Kishat e Urtësisë së Zotit në mbarë botën" në arabisht.
Takimi Vjeshtor i Sekretariatit Ndërkombëtar të ANO-së së Ortodoksisë përfundoi me vizitën në Tokën e Shenjtë të Jerusalemit dhe Bitlemit, ku delegacioni u takua edhe me Fortlumturinë e Tij Teofilos III, Patriarkun e Jerusalemit dhe të Gjithë Palestinës.
Në takimin e Sekretariatit të Përgjithshëm të ANO-së së Ortodoksisë morën pjesë delegacionet nga parlamentet e Shqipërisë, Armenisë, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë, Qipros, Egjiptit, Greqisë, Gjeorgjisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Serbisë.
Asambleja Ndërparlamentare e Ortodoksisë (ANO) është organizatë politike ndërkombëtare, trup ndërparlamentar, i themeluar me iniciativën e Parlamentit të Republikës së Greqisë në vitin 1993, me seli në Parlamentin Grek në Athinë, i cili ka 25 vende anëtare dhe bashkëpunon me ANO-në, AP-në e Mesdheut, PABSEK-un, Unionin Parlamentar të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Parlamentin Pan-Afrikan.
Në kontekstin e realitetit të ri historik dhe politik dhe ndryshimeve që ndodhën në fillim të viteve të '90-ta me rënien e komunizmit në Evropën Juglindore dhe Traktatin e Mastrihtit, pjesëmarrësit e Konferencës themeluese "ranë dakord se nevojitet prani dhe ndikim më i madh i Ortodoksisë si shprehje e përbashkët fetare dhe kulturore e një numri të madh qytetarësh evropianë, e cila do të kontribuojë në formësimin e Evropës moderne, post-komuniste".
Qëllimi i organizatës është të zhvillojë aktivitet të shumanshëm politik dhe kulturor që synon inkurajimin e kontakteve dhe zgjerimin e marrëdhënieve të besimit, kuptimin e fenomeneve politike bashkëkohore dhe trendeve shoqërore, si dhe nxjerrjen në pah të elementëve të Ortodoksisë si ndikim pozitiv në mirëkuptimin e ndërsjellë midis kulturave. Dy shtyllat mbi të cilat bazohet ANO-ja janë: nga njëra anë, mbrojtja e parlamentarizmit të pavarur dhe nga ana tjetër, përhapja dhe konsolidimi i parimeve dhe vlerave të traditës së krishterë ortodokse. Në thelb, çdo aktivitet i ANO-së është i përqendruar tek ata që vuajnë.
Foto: Kuvendi