Deputeti Lefkov mori pjesë aktive në diskutimet mbi etikën dhe integritetin parlamentar në Limasol
- Deputeti Mile Lefkov, kryetar i Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit në Kuvend, mori pjesë në disa tryeza të rrumbullakëta dhe sesione në takimin e Komisionit për Rregullat, Etikën dhe Imunitetet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), që u mbajt në Limasol, Qipro, nga 13 deri më 14 nëntor 2025, informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë.
Shkup, 17 n;ntor 2025 (MIA) - Deputeti Mile Lefkov, kryetar i Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit në Kuvend, mori pjesë në disa tryeza të rrumbullakëta dhe sesione në takimin e Komisionit për Rregullat, Etikën dhe Imunitetet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), që u mbajt në Limasol, Qipro, nga 13 deri më 14 nëntor 2025, informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë.

Gjatë këtij evenimenti, deputeti Lefkov mbajti fjalim në dy tryeza të rrumbullakëta kushtuar forcimit të etikës dhe integritetit në parlamentet dhe zhvillimit dhe revizionit të Kodeve Parlamentare të Sjelljes. Ai gjithashtu mori pjesë aktive në diskutimet që lidhen me ndjekjen e rrethit të 4-të të rekomandimeve të GREKO-s (Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit), me fokus në shembujt e vendeve anëtare.

"Pjesëmarrja në nivel të lartë e deputetit është një hap i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Evenimenti mundësoi shkëmbimin e përvojave me parlamentet që kanë zhvilluar mekanizma për mbikëqyrje etike, qasje në praktikat e mira evropiane dhe avancimin e përpjekjeve për të ndërtuar një kulturë integriteti dhe llogaridhënieje", thuhet në kumtesën e Kuvendit.
Me aktivitete të tilla, Kuvendi i forcon proceset e harmonizimit me standardet evropiane dhe e konfirmon përkushtimin e tij për të zhvilluar një parlament modern dhe të besueshëm në shërbim të qytetarëve. bsh/
Foto: Kuvendi i RMV-së