• петок, 05 декември 2025

Deputetet e filluan fushatën "16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave"

Deputetet e filluan fushatën

Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) - Me nismë të Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve sot deputetet e filluan fushatën "16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave".

Në kuadër të fushatës, siç theksohe në kumtesën e Pres-shërbimit të Kuvendoit, sodeputetët dolën në terren dhe shpërndanë fletushkë informative për qytetarët. Qëllimi, siç është theksuar është që ta afrojnë drejtpërdrejt fushatën dhe mesazhin e parandalimit të dhunës ndaj grave dhe vajzave më afër njerëzve.

"Në komunikim të drejtpërdrejtë me njerëzit, biseduan për rëndësinë e njohjes dhe raportimit të dhunës, si dhe për nevojën për mbështetjen më të fortë institucionale. Deputetet theksuan se kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarët është i rëndësishëm, sepse mundëson shkëmbimin e informacioneve, por edhe dëgjimin e problemeve dhe sfidave reale me të cilat përballen njerëzit. Ato theksuan se çdo qytetar duhet të dijë se ku të drejtohet dhe çfarë mbështetjeje është në dispozicion nëse përballet me dhunë", qëndron në kumtesë.

Veprimi, sipas kumtesës shkaktoi reagime pozitive, dhe shumë qytetarë shprehën mbështetje për aktivitetet dhe inkurajuan për vazhdimin e kontakteve dhe informimit të tillë publik.

Kuvendi paralajmëron se ky është vetëm një nga seria e aktiviteteve që do të vazhdojnë në ditët në vijim në kuadër të fushatës. mb/

Foto: Kuvendi i RMV-së

 

 

 

Остани поврзан