• петок, 21 февруари 2025

Departamenti i shtetit: Bisedat në Arabinë Saudite duhet të përcaktojnë se ç'farë mund të bëhet për të ndaluar luftën

Departamenti i shtetit: Bisedat në Arabinë Saudite duhet të përcaktojnë se ç'farë mund të bëhet për të ndaluar luftën

Riad, 17 shkurt 2025 (MIA) - Bisedimet e ardhshme midis përfaqësuesve rusë dhe amerikanë në Arabinë Saudite duhet të përcaktojnë se çfarë mund të bëhet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha sot zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Tami Brus.

Ajo u tha gazetarëve sot në Riad se takimi, i cili do të përfshijë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marko Rubio, këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Majk Volc dhe të dërguarin për Lindjen e Mesme, Stiv Vitkof, është një hap për të përcaktuar nëse rusët janë seriozë për bisedimet e paqes.

"Ky është një vazhdim i bisedës fillestare midis (Presidentit rus Vladimir) Putin dhe (Presidentit të SHBA-së Donald) Tramp nëse ky hap është i mundur, cilat janë interesat dhe nëse mund të menaxhohet", tha Brus. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан