• сабота, 22 февруари 2025

Demonstrata kundër Trampit nën sloganin "Pa mbretër në ditën e presidentëve"

Demonstrata kundër Trampit nën sloganin

Boston, 18 shkurt 2025 (MIA) - Pjesëmarrësit në demonstratat kundër presidentit amerikan Donald Tramp dhe politikave të tij, i rezistuan temperaturave të ftohta në mbarë SHBA-në në mitingjet e organizuara me rastin e festës së Ditës së Presidentëve.

Organizatori "Lëvizja 50501", i quajti demonstratat "Pa mbretër në ditën e presidentëve", ndërsa ato u zhvilluan në mes një cikloni polar në të cilin dje e humbën jetën 10 persona, kurse tani po lëviz drejt perëndimit, duke sjellë temperatura që sipas meteorologëve janë "kërcënuese për jetën".

Demonstratat u mbajtën më pak se dy javë pas protestave të ngjashme në të gjithë vendin në dhjetëra qytete amerikane.

Objektivat e të dy protestave ishin Trampi dhe këshilltari i tij, miliarderi Ilon Mask, i cili drejton Departamentin e ri të Trampit për efikasitet qeveritar (DOGE). Kjo është një organizatë e jashtme qeveritare, e krijuar për të reduktuar shpenzimet federale.

Gati 1.000 njerëz marshuan nëpër borë në Boston, duke brohoritur "Ilon Mask duhet të shkojë" dhe "Pa mbretër në Ditën e Presidentëve!"

Tubimet pasuan pas një sërë urdhrash ekzekutivë nga Trampi, vetëm disa ditë pasi filluan largimet masive nga puna në agjencitë federale. ls/

Остани поврзан