• сабота, 22 февруари 2025

Demant nga NP Higjiena Komunale ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës Qendër, Goran Gerasimovski

Demant nga NP Higjiena Komunale ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës Qendër, Goran Gerasimovski

Shkup, 13 shkurt 2025 

NP Higjiena Komunale - Shkup e demanton deklaratën e kryetarit të komunës Qendër, ku përsëri ceken një sërë informacionesh jo të vërteta lidhur me aktivitetet e Ndërmarrjes në këtë komunë të Shkupit.

Në territorin e Komunës Qendër, NP Higjiena Komunale Shkup çdo ditë mbledh dhe transporton mbetjen komunale pa asnjë ndërprerje, sipas dinamikës së përcaktuar me Programin operativ për mbledhjen dhe transportimin e mbetjes komunale nga zona e qytetit të Shkupit.

E informojmë kryetarin e komunës se nëse ka konstatuar problem me hedhjen masive të mbetjes jashtë kontejnerëve të vendosur, në atë rast bëhet fjalë për shkelje të Ligjit për Pastërti Publike, ndërsa pikërisht në kompetencë të tij, përmes shërbimeve inspektuese komunale, t’i sanksionojë personat apo subjektet juridike të kapur gjatë hedhjes së mbetjes në mënyrë të paligjshme në sipërfaqet publike apo të trafikut.

Gjatë vitit 2024, ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup ngriten dhe transportuan gjithsej 167.364 ton mbetje komunale nga amvisëritë e Shkupit në pjesët urbane dhe rurale të qytetit, gjatë së cilës janë realizuar 36.245 turne për mbledhjen dhe transportimin e mbetjes.

Është jokorrekte që vazhdimisht dhe paushall të fajësohet NP Higjiena Komunale - Shkup për aktivitetet që janë nën kompetencën e Komunës Qendër, siç është mirëmbajtja e higjienës së rrugëve të servisimit, për mirëmbajtjen e të cilave janë kompetent vetë shërbimet komunale të komunës.

Edhe një herë e rikujtojmë kryetarin Gerasimovski se NP Higjiena Komunale  Shkup gjatë vitit 2024 ka larguar gjithsej 22.194 metra kub mbetje nga deponitë e egra në territorin e qytetit të Shkupit, gjatë së cilës pjesë e madhe e aktiviteteve për ngritjen e mbetjes së hedhur në mënyrë të paligjshme u realizuan në territorin e komunës Qendër.

Njëkohësisht, në periudhën 05.08.2024 - 13.09.2024, në të gjitha komunat e Shkupit është realizuar aksion për mbledhjen e mbetjes së vëllimshme, në kuadër të së cilës janë vendosur kontejnerë të veçantë ku qytetarët kanë pasur mundësi të hedhin mbetjen e tyre të vëllimshme. Gjatë këtij aksioni nga ana e ekipeve të NP Higjiena Komunale Shkup janë ngritur dhe trasnportuar 130 metra kub mbetje të vëllimshme vetëm në territorin e Komunës Qendër.

E lusim kryetarin e komunës që të ndalojë të mohojë aktivitetet dhe veprimet e cekura lidhur me mirëmbajtjen e higjienës dhe pastërtisë së komunës Qendër.

NP Higjiena Komunale - Shkup

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: Logo

Остани поврзан