• петок, 05 декември 2025

Delegacioni i Kuvendit do të vendosë lule me rastin e 81-vjetorit të çlirimit të Shkupit

Delegacioni i Kuvendit do të vendosë lule me rastin e 81-vjetorit të çlirimit të Shkupit

Shkup. 13 nëntor 2025 (MIA) - Qytetit i Shkupit sot shënon 81 vjetorin e çlirimit në Luftën e Dytë Botërore. Me këtë rast, një delegacion i Kuvendit, i udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska, i përbërë nga: Sergej Popov Malisha Stankoviq, Sllavjanka Petrovska dhe Rexhep Ismail do të vendosë kurora me lule të freskëta në Varrezat Partizane në Butel, shëtitorja e Kolosëve në varrezat e qytetit “Butel“, tek varri i gjeneral Mihajllo Apostollski dhe te monumenti i çlirimtarëve të Shkupit para ndërtesës së Qeverisë.

Më 13 nëntor, 81 vjet më parë, luftëtarët e Divizionit të 42-të dhe të 50-të të Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Maqedonisë, së bashku me Brigadën e 16-të Maqedonisë, e çliruan Shkupin nga okupatori fashist. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

Остани поврзан