• петок, 05 декември 2025

Deklaratë e Ramadan Imerit, kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Dibrës (EMBARGO për publikim deri në orën 19)

Deklaratë e Ramadan Imerit, kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Dibrës (EMBARGO për publikim deri në orën 19)

Dibër, 2 nëntor 2025 (MIA) - Kandidati i pavarur për kryetar të Dibrës, Ramadan Imeri duke e realizuar të drejtën e votës, u falënderua, siç tha, për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe kërkoi nga qytetarët të dalin masivisht dhe me dinjitet ta realizojnë të drejtën e votës.

"Sinqerisht i falënderoj banorët e Dibrës dhe vendbanimeve për mbështetjen e jashtëzakonshme që na e japin. jehona masive e deritanishme, falë edhe vëllezërve dhe motrave tona të cilët erdhën nga vendet e Evropës dhe nga SHBA-ja, qartë tregon se fitorja jonë është e pashm,angshme.Ju faleminderit nga zemra për këtë përkushtim dhe ju bëj thirrje ta ruajmë qetësinë tonë, dinjitetin, qytetërimin. Mos bini pre e provokimeve, dilni dhe votoni në mënyrë dinjitoze, siç i ngjan një qytetari të ndërgjegjshëm që e don Dibrën dhe të ardhmen e saj. Dilni dhe votoni në mënyrë sa më masive, sepse çdo votë është fuqi, secila votë është besim, dhe së bashku ta festojmë fitoren tonë të madhe", deklaroi Imeri.

Në rrethin e parë ai fitoi 2532 vota apo 31,45 për qind nga numri i përjgithshëm i fletëvotimeve valide (7.707). Në rrethin e parë nga 19.763 persona me të drejtë vote votuan 8.052 apo 40,72 për qind, të pavlefshme ishin 345 fletëvotime. ab/

Foto: МIА

Остани поврзан